Gazeta franceze, Le Figaro, e rendit Shqipërinë ndër 5 destinacionet turistike për t’u vizituar nga të huajt. Ajo shkruan se ky klasifikim i Shqipërisë është surprizë si vetë kualifikimi i vendit tonë në Euro 2016 që do të luhet në Francë. Në foton e përzgjedhur për Shqipërinë, që renditet e katërta ndër 5 destinacionet, gazeta franceze ka zgjedhur kalanë e Shkodrës. Si destinacion të parë Le Figaro sugjeron Kubën, më pas Rusinë, ishujt e Cape Verde dhe pas Shqipërisë, Sllonevinë.