“Virgjëreshat e betuara” jetojnë si meshkujt dhe nuk kryejnë marrëdhënie seksuale. Gjatë episodit të radhës të emisionit italian “Le Iene” është transmetuar një reportazh për të ashtuquajturat “Virgjëreshat e betuara” të cilat gjenden në vendin tonë.
Në këtë reportazh fokusi kanë qenë gratë e moshuara të cilat kanë vendosur të jetojnë si meshkuj, të veshur si të tillë por duke u betuar se do të hiqnin dorë përfundimisht nga seksi, të cilin nuk e kanë provuar kurrë.
Dy gra të shndërruara në “Burrnesha” janë marrë në intervistë nga reporterët e emisionit duke iu referuar vetes si të ishin meshkuj dhe jo gra, duke menduar se Zoti do t’i quaj të tillë. Gjithashtu thonë se nuk kanë patur kurrë impulse seksuale, por nuk duan të konsiderohen homoseksual.
Madje ato betohen se nuk kanë provuar kurrë tërheqje për njeri, të asnjë gjinie. Madje as kureshtjen për të prekur veten. “Nuk bëhet fjalë për një heqje dorë të mirëfilltë sa i përket seksit. Nëse nuk kam bërë kurrë ski, mund të mendoj se çafrë është bora, por nuk mund ta dijë se çfarë ndjesie është dhe përse kaq shumë njerëz duan të bëjnë diçka të tillë.”

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
"Nuk mendojmë kurrë për seks"">