'Le Monde': Në alpet e Europës, agjentë rusë, ish agjentë dhe informatorë (VIDEO)

Shumë vite më parë, Vladimir Bukovsky - një ish-disident sovjetik, i cili kishte arritur të vidhte mijëra faqe nga arkivat e KGB - tha se Putin, i cili sapo kishte ardhur në pushtet, kishte riaktivizuar qelizat e fjetura të shërbimeve ruse në Perëndim. Duket se faktet e këtyre ditëve po dëshmojnë se ai kishte të drejtë.

Disa komuna transalpine në rajonin Savojës së Sipërme janë identifikuar nga gazeta "Le Monde" si baza europiane për agjentët e shërbimit të sigurisë rusë.

Përmes burimeve të shërbimeve inteligjente transalpine, britanike dhe zvicerane, gazeta "Le Monde" ka rindërtuar lëvizjet e një grupi prej pesëmbëdhjetë spiunësh rusë, të cilët kanë shkuar dhe banojnë në Savojën që prej vitit 2014.

Sipas forcat lokale të sigurisë, qytezat në kufirin midis Italisë dhe Zvicrës, janë zgjedhur si destinacione qëndrimi edhe prej shërbimeve sekrete ushtarake të Moskës, përgjegjëse për sulmin me gaz nervor kundër Sergey Skripal në Salisbury, autorët e grushtit të dështuar të shtetit në Malin e Zi si dhe spiunëve të tjerë që operojnë në Ballkan.

Tre rusë, Alexander Mishkin, Anatoly Chepiga dhe Denis Sergeev, janë identifikuar si autorë të dyshuar të helmimit të Skripal në Mbretërinë e Bashkuar.

Tema e pranisë së shërbimeve sekrete ruse në Europë, doli sërish në pah disa ditë më parë, pasi Gjermania njoftoi dëbimin nga vendi i dy diplomatëve rus, të dyshuar se kishin lidhje me vrasjen e një ish komandanti rebel të Çeçenisë, Zelimkhan Khangoshvili.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë