VIDEO/ Lë Skënderbeun si kampione, volejbollistja Gjata: Pas 11 vitesh stërvitje koha për një aventurë jashtë vendit

Me Skënderbeun e mbylli si kampione e Shqipërisë, ndërsa klubit korçar në volejboll iu dedikua për 6 vite. Këtë verë, Paola Gjata, ka vendosur të largohet nga Shqipëria për të provuar vetën në një tjetër nivel. Sezonin e ardhshëm volejbollistja 21-vjeçare do jetë pjesë e ekipit të Žok Orasje në Bosnje-Hercegovinë.

“Sivjet kam vendosur që të lëviz gjatë për të bërë diçka më tepër për karrierën time. Jam shumë e lumtur për këtë vendim që kam marrë. Më në fund për të lëvizur,”-u shpreh Paola Gjata, volejbolliste.

Nëse Paola ia arriti të bënte një transferim të tillë, meritë të madhe ka edhe trajneri i saj që në moshë të vogël, i cili e ka shoqëruar përgjatë gjithë karrierës, teksa bashkë bëhen gjithmonë për Beach Volley.

“Unë kam besim sepse ajo është një vajzë punëtore dhe shumë serioze në atë që bën. E ka treguar atë sepse I ka kaluar të gjithë fazat përgatitore që nga moshat e deri te ekipi i Skënderbeut që e kam shoqëruar vazhdimisht. I ka kapur të gjitha trofetë e mundshme që nga moshat,”-deklaroi Llazi Kërxhalli, trajner volejbolli.

Për Report TV 21-vjeçarja pohon se transferimi në Bosnje e Hercegovinë do t’i lërë kokën pas te Skënderbeu.

“Normale që gocat dhe çdo gjë në ekip do më mungojë sepse kam 6 vjet që luaj te Skënderbeu dhe jam shumë e lumtur për arritjet dhe punën e madhe që kemi bërë. Jam falenderuese ndaj Skënderbeut, por kishte ardhur koha për të lëvizur,”-tha Paola Gjata, volejbolliste.

Paolo ka nisur volejbollit që në moshën 10-vjeçare me ekipin e Pogradecit, që njihet për prodhimin e talenteve në këtë sport.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Luna feston 2 mujorin e lindjes, Kiara publikon foton e ëmbël

Luna feston 2 mujorin e lindjes, Kiara publikon foton e ëmbël