TIRANE- Një ditë nga tubimi anti-qeveritar, presidenti Ilir Meta është bërë nostalgjik për lëvizjen e Dhjetorit 30 vite më parë ku shqiptarët u ngritën kundër regjimit komunist. Ai kujton emocionet kur bashkë me Arben Imamin, ish-ministrin e mbrojtjes në kohë e qeverisë Berisha, protestuan kundër kupolës së diktaturës. Meta sjell edhe pamjet e thirjeve të tyre asokohe për një Shqipëri demokratike të cilën ai sot e ka transformuar në një thirrje për Shqipëri europiane.

"Kurrë nuk e mendoja se pas 30 viteve do të vinte kjo ditë, që të ftoja më 2 mars të gjithë qytetarët e Shqipërisë, për të mbrojtur fitoren më të madhe të popullit tonë, pluralizmin politik, lirinë dhe demokracinë.
Vetëm paprekshmëria e Kushtetutës dhe ndëshkimi i merituar i puçistëve që e kanë dhunuar atë, do ta mbrojë popullin tonë nga instalimi i një regjimi tiranik njëpartiak dhe kleptokratik.
Po ndaj me ju disa emocione të miat kur një nga ish-drejtuesit kryesorë të Lëvizjes Studentore, Arben Imami më thërriste mua dhe disa studentë të rinj për të shkuar në përballjen finale me kupolën e diktaturës, që u detyrua të pranonte kapitullimin e regjimit më të pashembullt shtypës dhe izolues në kontinent.
Le ta dëgjojë nesër e gjithë bota demokratike thirrjen e popullit shqiptar: E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA!",
shkruan Meta.

Postimi i plote i Metes

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:11
'Në 2 mars na ke në Tiranë'! Meta: Përqafoj shqiptarët që po vijnë nga Greqia për tubimin

Presidenti Ilir Meta ka publikuar një video në faqen e tij nga një grup shqiptarësh në Athinë që i premtojnë se nesër do të jenë në Tiranë në tubimin që ka organizuar. "Flas nga Athina në mbështetje të Presidentit në datë 2 mars në Tiranë në mbrojtje të Kushtetutës për Shqipërinë" thotë njëri prej tyre.  

"Përqafimet më të zjarrta për qindra vëllezër dhe motra që jetojnë në Greqi, të cilët kanë mbërritur dhe janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë nesër në ora 17:00 në Manifestimin madhështor Mbarëkombëtar!Mirësevini për Pranverën Kuqezi" shkruan Meta në postimin e tij duke falenderuar shqiptarët i përgjigjen thirrjes së tij.

Ora 15:08
'Jam i verbër por zemra më rreh'! Meta përshëndet legjendën e kombëtares: Shkodranët i pres nesër në Tiranë

Thirrjes së Presidentit për të marrë pjesë nesër në tubimin e 2 Marsit i është bashkuar edhe ish-lojtari i njohur i Vllaznisë dhe kombëtares, Sabah Bizi. "Jam i verbër por zemra më rreh fort për këtë vend, prandaj u lutem shkodranëve që në 2 mars ti bashkohen thirrje së Presidentit për mbrojtjen e Kushtetutës së Shqipërisë" thotë Bizi.

Kreu i shtetit ka përshëndetur apelin e Bizit ndërsa shkruan se shkodranët sot për të mbrojtur demokracinë do të marshonin edhe në këmbë drejt Tiranës. "Nderim të veçantë për Legjendën Kuq e Zi dhe të Vllaznisë së paharrueshme, Sabah Bizin, i cili apelon për mbrojtjen e Kushtetutës dhe Demokracisë!

Unë jam i bindur se ashtu si shkodranët vinin dikur me biçikleta në Tiranë për ta mbështetur Bizin dhe Vllazninë, sot për të mbrojtur demokracinë do të marshonin edhe në këmbë po t'u kërkohej. Edhe 24 orë për t'i dhënë paralajmërimin mbarëkombëtar grushtit të shtetit! Nesër në Tiranë!2  mars!" thotë Meta.

Ora 09:37
Meta 'mburret' me kampionin e boksit: Pas triumfit në Gjermani apelon në mbështetje të manifestimit mbarëkombëtar të 2 Marsit (VIDEO)

Kampioni i Europës, Christian Demaj, i cili triumfoi dje në Gjermani, apelon në mbështetje të tubimit të thirrur nga Ilir Meta. Kreu i shtetit ka publikuar videon e Demajt, i cili u bën thirrje të gjithë sportistëve të marrin pjesë në këtë manifestim.

“I lumtur që edhe Kampioni i Europës, Christian Demaj, pas triumfit të mbrëmshëm në Gjermani ku fitoi një tjetër titull, ka apeluar në mbështetje të Manifestimit Mbarëkombëtar të thirrur nesër më  mars.Edhe pse ka lindur dhe jeton  në Gjermani, Christiani përfaqëson vetëm ngjyrat Kuqezi. Mirësevjen kampion, por pa doreza, se Manifestimin e kemi paqësor!”– shkruan Meta

“Përshëndetje shqiptar, kjo fitore sot në Gjermani shkon për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Dhe një thirrje për të gjithë sportistët shqiptarë, t’i bashkohen thirrjes së Presidentit për mbrojtjen e Kushtetutës më 2 mars. Më 2 mars ju premtoj se do jem dhe unë në krah të Presidentit Ilir Meta. Rroftë Shqipëria!”, thotë Demaj.