TIRANE-Deputeti demokrat Flamur Noka është bërë sërish për të disatën herë personazh në parlament. Pas përjashtimit nga Kuvendi, për arsye se goditi deputetin Erjon Braçe, ai tha se e përjashtuan si armik politik.
Por, deputetja Ledi Shamku mendon ndryshe në fakt. Sipas saj, Flamuri është armik i qytetërimit, jo armik politik.
“Jo, Flamur, ti nuk je “armik politik”, siç e quajte veten.
Fjala politikë ka në rrënjë të saj fjalën “polis” – qytet.
Dhe qytetet kanë qytetërim.
Në këtë kuptim, ti je bash antipolitik.
Të kisha dy metra larg sot, kur zgjodhe (si përherë xhanëm) të përdorje duart në vend të fjalëve; krahun në vend të mendjes.
I kemi ca miliona vjet ne njerëzit që kemi zbritë nga pema dhe kemi mësuar të flasim.
U përjashtove si antipolitik, si armik i qytetërimit, meqënëse don patjetër ta quash veten armik.
Së paku ta dish armiku i kujt je!”, shkruan Shamku.

(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com