Ledia Kostandini: “Kur femrat
fryhen me silikon si tullumbace”

Ledia Kostandini: “Kur femrat<br />fryhen me silikon si tullumbace”
TIRANE- “Çentro estetike”, një temë provokuese kjo e artistes Ledia Kostandini, ku ironia rreth një realiteti që ia vlen ta diskutojmë shprehet qartë. Ajo si të gjithë ne jeton e rrethuar nga një botë mbresash imazhore. Instalacionet, fotografitë dhe objektet e zakonshme në mënyrë metaforike shfaqin ironinë rreth çështjes së dallimit mes kujdesit estetik normal dhe frikës së kthimit në varësi absolute. Natyrisht, gjithmonë në botën e artit ka qenë përfshirë pareshtur edhe estetika e njeriut. Mjafton të kujtojmë artin e lashtë; këngët popullore, përrallat, folklorin, eposet, vegat, etj. Ja për çfarë shijesh estetike flasin ato; për ecjen si sorkadhe apo pamjen e drenushës, për dhëmbëzit e bardhë si gurëzit e lumit, për belin e këputur, për shtatin si selvi, për gushën si pëllumb, për syrin si ulli...Kështu përshkruhet imazhi estetik i femrave në folklor, ndërsa për imazhin e meshkujve ndeshim krahasimet me shtatin si lis, syrin si petrit, etj, etj.

Këto janë shije estetike ndoshta “të dala mode” sot, sepse në sallonet e estetikës këshillohen imazhe me veshje diskrete luksoze dhe pamje “seksi”, “tepër seksi”, “shumë seksi”, “çmendurisht seksi”. Kështu serviren edhe komplimentet që merr rëndom në sallonet e estetikës, edhe sikur vetja të mos pëlqej aspak aty përpara pasqyrës. Dhe kështu larmia estetike përmblidhet në shprehjen “sipas modës”, që do të thotë më së shumti buzë provokuese të kërcyera jashtë me silikon, faqe të ngrira prej botoksit (të cilat të falin një buzëqeshje të mundimshme si nga bota tjetër), flokë si pendë gjelash e shumë efekte të tjera moderne që janë kthyer në varësi të frekuentuesve dhe mani të salloneve estetike të Tiranës së mbingopur prej tyre. Mirëpo këtë larmi të sotme të shijes, perfeksionit, përzier me vulgaritetin e shprehjes së estetikës, nuk kish si të mos e vëzhgonte edhe syri i artistes Ledia Kostandini. Ajo reagon përmes artit me ekspozitën e saj “Çentro Estetike”.   
 
Ekspozita

Estetika e bukur dhe estetika që të vret syrin janë zanafilla e ekspozitës “Çentro Estetike” të Ledia Kostandinit në galerinë “Miza”, Tiranë. Ekspozita e kuruar nga Eriola Pira do të qëndrojë e hapur deri më 23 janar. Kuratorja Pira shprehet se “Plot energji dhe intensitet, me një humor herë të çiltër dhe herë-herë grotesk, Ledia i trajton sendet duke iu shndërruar funksionin, kuptimin dhe vlerën, duke iu shtuar elemente e objekte të tjera përbërëse, jo shumë ndryshe nga çka rëndom ndodh nëpër sallone bukurie, nëpër palestra, apo nën thikën e kirurgut plastik.”

Artistja kthimin në një mani nga femrat të shndërrimit të  pamjes e ka vendosur në qendër të ekspozitës. Ekspozita vlerëson në pamje të parë kujdesin estetik, që duhet të ketë një person, por nga ana tjetër në mënyrë ironike jep edhe manitë dhe kthimin e këtyre ambienteve relaksi dhe bukurie në obsesion. Kështu, Galeria Miza i ngjan një qendre të mirëfilltë estetike, shndërruar nga Ledia Kostandini me ekspozitën e  saj.

Mesazhi që kjo artistja dëshiron të përcjellë është i qartë: “në kohët moderne, përmes politikave të kozmetikës e kanë kthyer pamjen e jashtme në një element thelbësor të njeriut, pa depërtuar në brendinë e tij. Gjykimi në këtë pikë është shpesh sipërfaqësor”, sipas Kostandinit. Ekspozita vlerëson në pamje të parë kujdesin estetik, që duhet të ketë një person, por nga ana tjetër në mënyrë ironike jep edhe manierrat dhe kthimin e këtyre ambienteve relaksi dhe bukurie në obsesion, kryesisht nga femrat të cilat më pas transformohen duke kryer ndërhyrje kirurgjikale me çdo kusht për të arritur përsosmërinë dhe këtë Kostandini e jep përmes fryrjes së një tullumbaceje në kuti.

 
Shkrimi u publikua sot (25.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vepronin si grup i strukturuar kriminal/ SPAK çon për gjykim 4 personat që trafikonin emigrantë nga vendet e treta

Vepronin si grup i strukturuar kriminal/ SPAK çon për gjykim 4 personat që trafikonin emigrantë nga vendet e treta