Këngëtarja ka hapur albumin e saj të kujtimeve dhe ka nxjerrë prej andej një foto në të cilën vështirë se mund të dallohej nëse nuk do ta tregonte.

Bëhet fjalë për 34 vjet më parë, kur Ledina Çelo nisi klasën e parë. Viti 1983, ende pa bërë 7 vjeç, vogëlushja Çelo ka nisur rrugëtimin. Natyrisht, nuk mungon përparësja karakteristike si e të gjithë fëmijëve, por Ledina do të fokusohet te modeli i flokëve dhe qesh me to ne Instagram.

Çelo e ka treguar gjithmonë pasionin që ka për fotografinë dhe dëshirën për të ngrirë çdo moment të bukur përmes saj. Sidomos vitet e fundit, pasi është bërë nënë ajo deshmon jeten e saj me foto.

ledina celo