Çfarë do të bënte Ledion Liço nëse do të niste jetën nga e para? Një gjë është e sigurt, nuk do të punonte në televizion. Të paktën këtë përgjigje i ka dhënë moderator i Top Channel, aktorit të humorit, Gaz Pajës në një bisedë telefonike në radio.

I fejuari i Sarës i cili deri rreth moshës 10-vjeçare ka jetuar në Ersekë, duket i lodhur nga jeta në Tiranë dhe profesioni që ka zgjedhur, aq sa u shpreh se ‘më mirë do të mbillte qepë në Ersekë sesa të punonte në televizion’.

Moderatori i disa prej formateve më të mëdha në Top Channel të jep përshtypjen se e shijon shumë famën dhe suksesin, por mesa duket, jo gjithçka është ashtu siç duket.

Ai ka postuar edhe një foto në Instagram pak orë më parë, ku shfaqet Ledioni i vogël në Ersekë, pikërisht në 'sezonin e prashitjes së qepëve'. Nuk e dimë si është kjo puna e Ledionit me qepët, por nëse vërtet e ka me pasion, duhet ta ndjekë patjetër atë profesion.
ledion lico
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)