Ledjana Pajaj: “Frontera”, sfida ime 
profesionale në botën e menaxhimit

Ledjana Pajaj: “Frontera”, sfida ime <br />profesionale në botën e menaxhimit
TIRANE- Të jesh e bukur është fat, por të mbetesh e tillë është “Frontera”. Kjo është motoja që ndjek jo vetëm stafi profesionist, por edhe menaxherja e qendrës së estetikës dhe bukurisë Frontera. Ledjana Paja, menaxherja e “Frontera Beauty Center”, thotë se e çmon punën që i është besuar, edhe pse ka një përgjegjësi shumë të madhe përsa I përket kësaj qendre e cila prej afro 15 vitesh ka mbi shpatulla një emër prestigjioz.

Në këtë rrëfim, Ledi na tregon edhe sfidat e profesionit të saj në këtë treg të vështirë, risitë që ofron Frontera, duke u bërë një qendër ‘in’ në treg. “Fillimi ka qenë sa një sfidë aq edhe një ftesë intriguese do të thoja. Sfidë pasi duhet të kesh çdo ditë vizionin për t’i parë gjërat në afatgjatë dhe për të qenë i kërkuar në treg”, Ledjana duke e vënë theksin edhe tek risitë që kjo qendër i ofron klientëve.
 
Sot, është e vështirë të jesh e sukseshme brenda një kohe të shkurtër. Si ka ndodhur me ju që sot jeni një shembull ne boten e menaxhimit?
E gjitha ka nisur si një dashuri që herët kur kam studiuar për Manaxhim-Biznes dhe në gjithë rrugëtimin tim pastaj në botën e manaxhimit dhe marketingut. Gjithmonë kam dashur një profesion jo “të mërzitshëm”, një profesion interaktiv, që të gjeneroj ide të cilat duke u materializuar të gjenerojnë gjithë të tjerat; imazhin, trendin dhe sidomos të ardhurat. E gjithë kjo, kërkon kohë, përkushtim dhe durim.
 
Ju jeni bërë pjesë e një kompanie prestigjoze vetëm prej pak kohësh. Si i kujtoni fillimet tuaja tek “Frontera”?
Fillimi tek “Frontera” ka qenë sa një sfidë aq edhe një ftesë intriguese do të thoja. Sfidë pasi duhet të kesh çdo ditë vizionin për t’i parë gjërat në afatgjatë dhe për të qenë i kërkuar në treg dhe ftesë itriguese pasi dihet tendenca jonë si femra për të qenë sa më afër tendencave, trajtimeve të parukerisë dhe estetikës dhe kjo ishte mundësia ime, jo vetëm për të qenë pranë gjithë këtyre, por dhe për ti koordinuar dhe servirur ato në formën më të duhur.
 
Sa të vështirë e ke pasur të jesh pjesë e tregut, duke qenë se përgjithësisht profili në të cilin ju punoni dhe menaxhoni ka të bëj me një biznes që sot po gjen treg edhe në Shqipëri?
Zanafilla është tek vizioni dhe tek mbështetja që gjen tek bashkëpunëtorët. Frontera e ka një emër qysh prej 15 viteve tashmë, pra ajo është pjesë e rëndësishme e tregut. Po jetojmë në një periudhë në të cilën njerëzit kanë filluar ti “vidhen” përditshmërisë dhe stresit për ti kushtuar pak më tepër kohë vetes. E gjitha kjo ka rritur fokusin ndaj qendrës sonë. Duke patur përkrahë njerëz që të japin suportin maksimal siç është administratori i Fronterës, gjërat marrin jetë shpejtë dhe i japin frytet në kohën e duhur.
 
Ka qenë e vështirë të ishit pjesë e një biznesi ku masa është drejtuar drejt të bukurës dhe cilësisë së shërbimeve?
Nuk ka qenë e vështirë pasi, Frontera të jep mundësi për tu prezantuar denjësisht tek klienti. Pozicionimi optimal pranë “Librit Universitar”, ambientet tejet komode, brandet origjinale që përdoren në çdo fushë: L’Oreal dhe Kerastase për parukerinë, Sëiss Line për kozmetikën, Mac cosmetics për make up, China Glaze për trajtimet e thonjve, stafi i specializuar i cili përbën një nga pasuritë e Fronterës, paisjet më të fundit të teknologjisë që ne kemi në dispozicion të klientëve e bëjnë gjithçka më të thjeshtë.
 
“Frontera” është një qendër jo vetëm estetike, por ajo që iu kualifikon dhe ju bën të pakonkurueshëm është trajtimi i masazheve me pajise të teknologjisë së fundit?
Paisjet që ne përdorim janë të gjitha fjala e fundit e teknologjisë. Duke filluar nga solari me filtër Uv 100 % i sigurt, pa asnjë efekt anësor dhe mjaft efikas. Lazer me diode për depilim të përhershëm, i shpejtë, efikas, pa efekte anësore dhe me çmime të përballueshme. Oksigjeno-terapia, një teknologji mjaftë e avancuar e cila indukton oksigjen dhe acid ialuronik në shtresat e thella të lëkurës duke e ushqyer atë me oksigjen dhe përbërës të tjerë aktive. Efikas për problematika të ndryshme si; akne, rrudhat e lehta dhe të thella, efekt lifting, antirednes, për ushqyerjen e flokut dhe të skalpit kundër zbokthit dhe yndyrës, kundër zmaliaturave ose çarjeve të lëkurës, etj. Skin analyzer është një aparat i cili evidenton dhe përcakton problematikat e secilës lëkurë në thellësi të saj duke dhënë në pamje të qartë të zonave me probleme dhe problematikave përkatëse. Ndërkohë, Cavitation paisja për trajtimet me ultratinguj e cila përdoret për dobësim, tonifikim, reduktimin e gjendrrave dhjamore dhe anticelulitin.
 
Cilët janë klientët tuaj besnik?
Klientët tanë besnik janë të gjithë ata që kërkojnë cilësinë, profesionalizmin dhe komoditetin.
 
Çfarë ju motivon dhe tërheq nga puna që bëni?
Çdo ditë është një sfidë e cila të shtyn drejt kreativitetit, të bën të përmirësohesh, ka të bëjë me vizionin që duhet të kesh për ecurinë në përgjithësi të gjerave. Je ne kontakt me njerez, gjeneron ide dhe ke mundesine ti materializosh ato, pra te jesh produktive.
 
Cilat janë projektet tuaja në vazhdim, duke pasur parasysh që jeni meaxherja e një qendre estetike?
Frontera ka projekte afaktshkurtra. Së shpejti ajo do të funksionojë edhe si SPA me një sipërfaqe edhe më të madhe dhe më me tepër mundësi relaksi dhe mirëqenieje. Çdo gjë do i mbetet kohës.
 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 28 Maj 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Analiza: A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?

Analiza: A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?