Ledri Vula është një ndër reperat më të pëlqyer nga publiku. Gjatë një interviste këngëtari ka folur për karrierën e tij muzikore por nuk ka preferuar të zbulojë detaje nga jeta e tij personale. Reperi tregon për pasionin e tij më të madh që është muzika.
I pyetur se cili është pengu i tij më i madh gjatë gjithë jetës së tij, ai shprehet se po të mundte të kthente kohën pas do të kishte dashur të punonte më shumë .
Gjithashtu shpjegon se kur i thotë të punojë më shumë nuk e ka fjalën për tregun ndërkombëtar, pasi do të vazhdojë t`i refuzojë ofertat për bashkëpunime me artistë të huaj, njësoj siç bëri me këngëtaren Iggy Azalea, siç ka treguar para disa kohësh Faton Shoshi. Ai ndjehet i lumtur me atë çka ka arritur deri më sot dhe tregu ndërkombëtar nuk e intrigon aspak.