Ledri Vula ishte i ftuar në dasmën e vëllait të këngëtarit të njohur Gjiko mbrëmjen e djeshme.

Së fundmi ka  dalë një video ku ai shfaqet me Sarën duke u puthur e përqafuar me njëri-tjetrin.

Prej kohësh është folur për lidhjen  romantike të Ledrit me një vajzë të quajtur Sara Hoxha, e cila  është është mbesa e një mjeshtri të merituar të sportit shqiptar, Telat Agolli.

 Ai ishte kampion kombëtar në ngritje peshe për 20 vjet dhe  mban titullin “Nder i Sportit Shqiptar”.

Mbrëmë Ledri ishte i ftuar bashkë me Sara Hoxha, ku të dy postuan foto e video pa njëri-tjetrin në profilet përkatëse në Instagram.

Vëllai i Gjikos, Arbër Gjikolli kurorëzoi martesën me Blerina Bokshin, ku të dy shfaqen rrëzëllitës në dasmë.

Përveç Ledrit dhe Sarës morën pjesë edhe figura të njohura si Dhurata Dora, Lumi B apo Young Zerka.

Ora 10:29
Ledri shfaqet duke kërcyer e puthur në dasmë me një vajzë
1/0