Ledri Vula "romantiku ideal", zbulon
mesazhe intime me Adela Sollakun

Ledri Vula mesazhe intime me Adela Sollakun">
Mashkulli ideal i shumë femrave ka rrëfyer se ai realisht është romantik, por asnjëherë nuk ka mundur të lëndoj një femër me dashje. “Një gotë për ty”, është titulli i një prej këngëve më të bukura të xhiruara në qytetin e dashurisë, Paris.

Tashmë në kontrastin bardh e zi, reperi i shpallur si mashkulli më seksi Ledri Vula sjell atmosferë ndryshe, me krijimin më të ri “SRMN” për gazetën “Telegraf”.

27 vjeçari i komentuar si ‘Don Zhuani’ i muzikës, rrëfehet pas deklarimit të lidhjes me Adela Sollakun, vajzën e ish-kryeprokurorit, Theodhori Sollaku. I them: “Ti je si minerali aragonit, për të cilin duhen gërmime nën tokë, deri në 10 mijë metra për ta gjetur (hahaha)”. Ndërsa ajo më përgjigjet: “Ti je ari i praruar, të cilin do ta mbaj gjithmonë vath në vesh”, – është shprehur Ledri.

Po si sillet një djalë i plotësuar si Ledri Vula në marrëdhënie të rëndësishme, çfarë e frymëzon më shumë në jetë, pse e tërheq misteri, si e përjeton dashurinë dhe disa sekrete të pathëna për jetën e tij i zbulon në këtë rrëfim.

Ai ndalet edhe tek bukuria ideale që duhet të ketë partnerja e tij, të cilën e karakterizon të bardhë. “Sot bukuri femërore ka me bollëk (qesh). Por vlerësoj se bukuria e kombinuar me shpirtin e bardhë është “duoja-më fantastike që mund ta gjesh tek një femër”, tregon Ledri.

Veç lidhjes, ai tregon pak edhe nga shpirti i tij prej artisti. Tashmë është e sigurt, me publikimin e lidhjes së tij, Ledri Vula theu zemrat e shumë vajzave shqiptare.
ledri vula
Redaksia Online 
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'