“Nënshtetësia nuk është një kontratë e përjetshme”. Me këtë deklaratë,Matteo Salvini, lider i Lega-s, zëvendëskryeministër dhe ministër i Transportit nw Itali, riktheu në qendër të debatit të së dielës çështjen e emigracionit dhe sigurisë në vendin fqinj , duke njoftuar diskutimin e një projektligj për heqjen e nënshtetësisë së të huajve që kryejnë krime të rënda.
Gjatë një aktiviteti të akademisë politike të partisë Lega, Salvini tha se politika nuk duhet të ndjekë ngjarjet e kronikës, por ato duhet të shërbejnë për të përshpejtuar vendimmarrjen.
Sipas tij, deputeti Igor lezzi ka prezantuar një projektligj për revokimin e shtetësisë ndaj shtetasve të huaj që kryejnë krime të rënda, që është në diskutim në në Komisionin e Parë të Dhomës së Deputetëve.
“Leja e qëndrimit dhe shtetësia janë një akt besimi i popullit italian, që jep respekt dhe kërkon respekt. Nuk janë kontrata të përjetshme”, deklaroi Salvini.
Ai shtoi se kush kryen një krim të rëndë duhet të dëbohet menjëherë nga Italia.
“Në një vend serioz, nëse kryen një krim të rëndë, dëbohesh menjëherë. Kjo është vetëmbrojtje legjitime”, u shpreh ai.
Salvini komentoi edhe çështjen e integrimit të brezave të dytë të emigrantëve, duke theksuar se ata që duan të integrohen janë të mirëpritur, ndërsa ata që refuzojnë kulturën dhe ligjet e vendit ku jetojnë “përbëjnë problem”.
Reagimi erdhi pas ngjarjes në Modena ku një 31 vjeçar maroken me nënshtetësi italiane, përplasi makinën e tij mbi një turmë njerëzish duke plagosur 8 kalimtarë.
Propozimi i Salvinit ka sjellë menjëherë reagime politike. Antonio Tajani, zëvendëskryeministër, ministër i Jashtëm dhe lider i Forza Italia, deklaroi se autori i ngjarjes në Modena nuk ishte emigrant me leje qëndrimi, por qytetar italian.
“Të heqësh lejen e qëndrimit për ata që kryejnë krime? Personi përgjegjës për ngjarjen e djeshme në Modena nuk kishte leje qëndrimi, ishte qytetar italian”, u shpreh Tajani.
Ai i kërkoi gjithashtu ministrit të Brendshëm Matteo Piantedosi që të vlerësojë dhënien e Medaljes së Trimërisë Civile për personat që ndërhynë për të ndaluar autorin e sulmit në Modena.
Komente










