SHKODER- Ish-kreu i ALUIZNI-t në Shkodër Besnik Kastrati dhe përgjegjësi i sektorit Rudi Beci janë arrestuar mbrëmjen e sotme pasi akuzohen për “shpërdorim detyre”. Arrestimi i tyre është bërë pasi Gjykata ka vendosur masën e “arrestit me burg” për këta dy shtetas, pas kërkesës së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
“Nga hetimi i Prokurorisë ka rezultuar se dy zyrtarët kanë kryer legalizimin e disa objekteve gjatë muajve gusht dhe shtator të vitit 2013. Legalizimi është bërë për disa objekte të futura jashtë radhe dhe në kundërshtim me ligjin. Në mënyrë të kundërligjshme, këta dy zyrtarë, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë legalizuar disa objekte, ndër të cilat, edhe dy pallate shumëkatëshe”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

(Në foto: Besnik Kastrati)

(Në foto: Rudi Beci)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com