Legalizimet/ 305 qytetarët e Tiranës që mund të hipotekojnë objektet

Legalizimet/ 305 qytetarët e Tiranës që mund të hipotekojnë objektet

Ndërtesa

Agjencia e Legalizimeve ALUIZNI ka përfunduar procesin e pajisjes me leje legalizimi edhe për më shumë se 300 qytetarë të tjerë të Tiranës, të cilëve tashmë iu është hapur rruga për t’u pajisur përfundimisht me regjistrimin hipotekor.

Personat e mëposhtëm duhet të paraqiten pranë zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme – Hipoteka – dega e Tiranës, për të aplikuar për certifikatën e pronësisë.

Aktualisht, personat që kanë ndërtuar pa leje dhe janë pajisur me lejen e legalizimit, mund ta marrin tapinë për shtëpinë apo njësinë e biznesit brenda 10 ditëve, me një kosto prej 5 mijë lekësh. Shërbimi ofrohet në “e-albania”.

Bëhet regjistrimi i objektit të legalizuar menjëherë pas përcjelljes për regjistrim nga Agjencia e Legalizimit, Urbanizmit, Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale, të lejes së legalizimit dhe dokumentacionit. Regjistrimi kryhet në favor të subjektit, të cilit i është lëshuar leja e legalizimit.

Pas dërgimit të aplikimit drejt ZRPP-së, ai do të procesohet nga specialisti i ZRPP-së dhe në varësi të informacionit kthimi i përgjigjes dhe i materialeve të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet informimit me email, dërgimit të përgjigjes elektronike te “Dokumentet e mia” në profilin e qytetarit në “e-albania”, si dhe me shërbim postar nëse qytetari kërkon përgjigjen në format letër.

( Kliko këtu ) për listën e plotë me emrat që duhet të paraqiten në hipotekë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Nedim Bajrami objektivi i klubit surprizë të Serie A, drejtori e ndjek në stadium

Nedim Bajrami objektivi i klubit surprizë të Serie A, drejtori e ndjek në stadium