Legalizimet/ Agjencia e Pronës: Ja 76 familjet që marrin 860 mijë euro

Legalizimet/ Agjencia e Pronës: Ja 76 familjet që marrin 860 mijë euro

TIRANE- Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se më datë 31 tetor ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 76 kërkesa të paraqitura nga subjektet përfitues, pronarë të pasurive të paluajtshme, pronë private, të prekura nga ndërtimet informale, që përfitojnë deri më tani kompensimin/shpërblimin në vlerë, në masën 70% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave.

Procesi i shqyrtimit të këtyre kërkesave dhe i shpërndarjes së fondit të kompensimit është bazuar në ligjin nr.9482, datë 03.04.2006 "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", i ndryshuar, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.383, datë 19.05.2010 "Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale", i ndryshuar, dhe në vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave, në të cilët është përcaktuar masa e shpërblimit për secilin pronar.

Për 76 kërkesat, për të cilat ka përfunduar procesi i shqyrtimit nga ana e ATP-së, ka rezultuar se dokumentacioni i tyre është në përputhje me kriteret e përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 383, datë 19.05.2010 "Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale", i ndryshuar.

76 kërkesat e miratuara përfitojnë këstin e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të kompensimit në të holla në një total prej 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse.

Fondi financiar që shpërndahet nga ATP për këto kërkesa është në vlerën 105.682.272,21 lekë.

Të dhënat në lidhje me pasuritë që kompensohen dhe mbi gjeneralitetet e subjekteve përfitues jepen në listën bashkëlidhur këtij njoftimi.

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.

(Kliko këtu për të lexuar listën e plotë)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?