Legalizimet, ALUIZNI publikon
emrat për 2.000 tapitë e reja

Legalizimet, ALUIZNI publikon<br />emrat për 2.000 tapitë e reja
TIRANE- Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizimit e Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale ka përgatitur leje të reja për pronarët e objekteve informale në të qarqet e Republikës. Këta 2.000 persona mund të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI-t për të tërhequr dokumentin, që u hap rrugë për hipotekimin e tyre.

Aktualisht, një pjesë e kompetencave për vendimmarrjen në akordimin e lejeve u është deleguar sërish tani Drejtorive të ALUIZNI-t në qarqe. Sipas Agjencisë, si objektiv tashmë është shpallur përmbyllja e procesit të legalizimit brenda vitit 2013. Megjithatë, procesi është ende larg përfundimit. Raportet më të fundit, edhe nga institucione ndërkombëtare, bëjnë të ditur se rreth 4% e banesave e objekteve të tjera që mund të përfitojnë nga legalizimi kanë arritur ta hipotekohen nga pronarët e tyre.

Në një nga mbledhjet më të fundit të qeverisë është vendosur që qytetarët, të cilët kanë aplikuar për të legalizuar banesat e tyre do të kenë detyrim më të madh financiar për të paguar, në rast se ende nuk kanë paguar faturat tarifore të ALUIZNI-t. Qeveria ka vendosur që tarifës së shërbimit për përditësim, e cila është në vlerën 4.000 lekë për çdo kat të objektit pa leje/shtesës informale në ndërtime me leje, tani e tutje do t'i shtohet edhe një pagesë tjetër për hartimin e dokumentacionit tekniko-ligjor, me vlerë 6.000 lekë. Kjo e fundit paguhet vetëm një herë për një objekt.

Emrat e familjarëve që duhet të shlyejnë detyrimet për legalizim në qarqe Lexoni emrat në gazeten Shqiptarja.com

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?