TIRANE -Legalizimin do ta përfitojnë edhe 80 mijë ndërtime informale, që janë kryer pas vitit 2006. Ligji i botuar dy javë më parë në Fletoren Zyrtare ka hyrë në fuqi nga dita e djeshme.
Nga ky ligj, do të përfitojnë më së shumti ata që kanë ndërtuar shtesa pallatesh, ndërtesa mbi 5 kate apo banesa pranë akseve rrugore. Kushti kryesor për të përfituar legalizimin është që pronësia të mos jetë objekt i çështjeve gjyqësore.
Me hyrjen në fuqi të ligjit, të interesuarit duhet të paguajnë tarifën për legalizimin dhe më pas të përfitojnë edhe regjistrimin e objektit në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Ligji i ri përcakton se kur aplikuesi nuk paguan tarifën, prona do të regjistrohet në emër të ALUIZNI-t, deri në momentin e shlyeres. Në ligjin e vjetër, për rastet e shtesave të pallateve, nëse njëri prej bashkëpronarëve nuk paguante, atëherë procesi pezullohej.
Ndërkohë, me ndryshimet e reja, procesi i legalizimit vijon për pronarët që paguajnë tarifën e legalizimit për shtesën apo godinat në bashkëpronësi, pa penalizuar pjesën që shlyen detyrimet.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com