Këshilli i Ministrave ka vendosur kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet informale në drejtoritë e ALUIZNI-t: Tiranë Jug, Kamëz – Vorë, Tiranë Shtesat, Vlorë, Elbasan, Lezhë, Durrës, Shkodër dhe Tiranë Veri. Masa e kompensimit është 14.621,33 m² dhe vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 107 milionë e 503 mijë lekë, sipas listës që publikohet në gazetë.
Për kompensimin e pronarëve përdoren po ato të ardhura që arkëtohen nga ALUIZNI, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore, edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale, që legalizohen.
Zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, përkatësisht, në Tiranë, Vlorë, Elbasan, Lezhë, Durrës dhe Shkodër, do të kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri, në regjistrat e pasurive të paluajtshme.
Qeveria ka ngarkuar Agjencinë Shtetërore e Kadastrës (Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme) dhe Agjencia e Trajtimit të Pronës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim do të hyjë hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
(Kliko këtu për të lexuar listën e plotë)
Komente












Mjafton të shikosh kete foto qe te kuptosh : 1. 30 vjet mungesë shteti 2. Ndertime të shëmtuar Kabuli 3. Shoqëri e pazhvilluar 4. Masakra mjedisore 5. Pushteti 30 vjeçar në duar neandërtalësh 6. Pa planimetri
PërgjigjuKE e xanun: toka nuk ka dhe nuk duhet te kete pronar, prandaj coptohen e vriten rropt e hujn n varr. Toka ka vetem nje pronar dhe ai eshte R E P U B L I K A. Njerezit jane thjesht administratorë. Kur te kuptohet kjo dhe atehere vendi do shpetojë!
Edhe mbi te gjitha ne toke te grabitur pronari