Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave u vendos kompensimi financiar i pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet informale, në drejtoritë e ALUIZNI-t: Tiranë Veri, Tiranë Jug, Tiranë Shtesat, Kamzë Vorë, Elbasan, Durrës, Fshatra Turistikë dhe Shkodër. Masa e kompensimit si sipërfaqe është 43.965 m², ndërkohë që vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 731.8 milionë lekë, afro 5.8 milionë euro.

Për disa nga personat e përmendur në listat, që publikohen më poshtë, shuma e kompensimit financiar do të vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronës, vetëm pasi të zgjidhet në rrugë gjyqësore shkaku i kufizimit.

Zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, përkatësisht në Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Shkodër, do të kryejnë ndryshimet përkatëse të pronësisë për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshme

( Kliko këtu ) për listën e plotë me emrat pronarëve të ndërtimeve pa leje të legalizuara