TIRANE - Procesi i legalizimit të ndërtimeve informale do të përfshijë gjerësisht pagesën me anë të letrave me vlerë. Qeveria është e interesuar që këto instrumente financiare t'i fusë në veprim për këtë proces, duke u rritur kështu edhe vlerën e ulët që kanë aktualisht në treg.
Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, e theksojë përdorimin e letrave me vlerë duke thënë se ato mund të përdoren për të paguar deri në 50% të vlerës së tokës.
Gjatë raportimit në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, ministrja e Zhvillimit të Territorit dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, tha se çmimet e pronës nuk do të jenë të njëjta në të gjithë Shqipërinë.
Procesi i legalizimeve falas është një nga premtimet e bëra nga mazhoranca aktuale gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 23 qershorit 2013.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com