TIRANE- Të gjithë qytetarët që kanë blerë në bregdet apartamente nga subjekte ndërtues të cilët nuk kanë pronësi mbi truallin kanë 60 ditë kohë në dispozicion për të aplikuar për blerjen e tij. Lajmi është bërë dje publik nga kreu i ALUIZNI-t Artan Lame, sipas të cilit, rezulton se një pjesë e madhe e subjekteve ndërtues dhe qytetarëve të interesuar, nuk kanë mundur të bëjnë vetëdeklarimet brenda afateve të përcaktuara, dhe si rrjedhim nuk mund të procedojnë më tej për fitimin e pronësisë së truallit. “Të gjithë qytetarët që kanë blerë në bregdet apartamente nga subjekte ndërtues të cilët nuk kanë pronësi mbi truallin, të paraqiten pranë zyrave tona, për të aplikuar për këtë qëllim”, tha Lame në një dalje përpara medieve.
/Shqiptarja.com












