Legalizimet, Rama: Meritojmë
edhe duartrokitje nga demokratët     

Gjatë shpërndarjes së legalizimeve të banesave në Fushë Krujë ka deklaruar se qeveria e kaluar në 8 vite kishte realizuar në këtë zonë vetëm 437 leje ndërsa brenda 1 viti qeveria socialiste ka bërë 1000 legalizime në këtë zonë dhe për këtë ndryshim themelor ai theksoi se meriton edhe duartrokitjet e demokratëve.

Braktisën familjet që kërkonin të legalizonin banesat e tyre. Kemi bërë brenda një viti 1000 legalizime në këtë zonë. Për këtë ndryshim themelor meritojmë edhe duartrokitjet e demokratëve.”

“Në 8 vite kjo zonë ka votuar me shumicë ata që gjatë qeverisë u dhanë vetëm 437 leje, shumica e të cilave ishin leje biznesesh. Leje të dhëna kryesisht për arsye fitimi. Kemi bërë brenda një viti 1000 legalizime në këtë zonë. Për këtë ndryshim themelor meritojmë edhe duartrokitjet e demokratëve të pranishëm këtu.”- tha Rama.

Gjithashtu Rama vuri në dukje se në Fushë Krujë nuk kishte një zyrë ALUIZNI dhe për të plotësuar kërkesat për legalizim duhet të shkonin në Durrës, ndërsa tani ky shërbim kryhet pranë tyre.

“Gjithkush që donte të legalizonte banesën duhet të shkonte në Durrës se këtu nuk kishte zyrë. Të lumtur që pas hapjes së zyrës vijmë sërish për të mbajtur një premtim.”- tha Rama.  Fjala e Kryeministri Rama gjatë shpërndarjes së legalizimeve në Fushë - Krujë
 
Kryeministri shtoi se legalizimi i banesave do të mund t’iu krijojë këtyre qytetarëve mundësinë që të mund të marrin edhe kredi. Më tej ai ka theksuar se koha e ndërtimeve pa leje merr fund me procesin e legalizimit.
 
“Legalizimi i banesave iu krijon mundësinë që mund të merrni kredi për të hapur një biznes apo për të mbështetur arsimimin e fëmijëve. Ky është një stimul për të pasur mundësinë që atë investim ta ktheni në një shtysë për t’u vetëpunësuar. Ky është vetëm fillimi i procesit do t’u shërbejmë të gjithëve. Do çlirojmë edhe shumë banesa që ndodhen në zonat e mbrojtura, që edhe ata të legalizohen. Ne bëjmë aktivitete të tilla vazhdimisht se duam që të promovojmë këtë nismë me interes kombëtar. Duam të përcjellim edhe mesazhin se koha e ndërtimeve pa leje ka përfunduar. Mos vini më tulla pa leje.”- tha Rama.


rama
Foto të tjera
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Abuzim me tenderat/ Dënohet me burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në shërbim prove

Abuzim me tenderat/ Dënohet me burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në shërbim prove