Legalizimet, tani ndryshojnë
gjobat edhe për ndërtuesit
Ndërtimet e pas vitit 2009, që s'janë në truallin e pronarit, si dhe ato që janë mbi 6 kate, nuk do të legalizohen. Është ky varianti përfundimtar i projektligjit të legalizimeve, që është miratuar dje në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese vetëm me votat e mazhorancës. Përfitojnë pronarët e pallateve në falimentim e sipër.
TIRANE - Ndërtimet e pas vitit 2009, të cilat nuk janë në truallin e pronarit, si dhe ato që janë mbi 6 kate, nuk do të legalizohen. Është ky varianti përfundimtar i projektligjit të legalizimeve, që është miratuar dje në Komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese vetëm me votat e mazhorancës, ndërkohë që janë rrëzuar shumica e propozimeve të bëra nga deputetët demokratë. P/ligji pritet të kalojë për miratim në seancën parlamentare të së enjtes.
Gjatë raportimit në Komisionin parlamentar mbi ndryshimet, ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni theksoi se 270 mijë familjeve, që ka 8 vite që gënjehen dhe sorrollaten, nuk mund t’u kërkohet më që të paguajnë për procesin. Gjermeni, ndër të tjera tha se procedurat e legalizimit të shtëpive firma, vula, noteri, kontrata, doklumenta, çertifikata, matje, e lloj lloj faturash, do të jenë falas dhe në ngarkim të shtetit. “Kemi ndryshuar tërësisht skemën e operimit, me qëllim që të çojmë shërbimin tek qytetari. Njerëzit tanë po zbresin derë më derë për të kryer procedurat dhe ndërkohë kemi ndryshuar skemën e vlerësimit të trojeve, me qëllim që toka të mos ketë të njëjtin çmim si në Tiranë edhe në Kukës apo Gjirokastër e Korçë”, shtoi ministrja.
Sipas Gjermenit, do të rishikohet masa e gjobës për subjektet ndërtues/investitorët që kanë kryer shtesa anësore a në lartësi, me qëllim nxitjen e interesit të tyre, për të ndjekur procedurat e legalizimit. Në ligj parashikohet mundësia e regjistrimit të pasurisë së legalizuar me funksion banimi, edhe në rast të mosshlyerjes së detyrimit plotësisht apo pjesërisht, për parcelën ndërtimore apo ndërtimin, brenda afatit të përcaktuar. Kjo do të realizohet duke vendosur hipotekë ligjore mbi pasurinë, në favor të ALUIZNI-t, deri në momentin e shlyerjes me këste të detyrimeve.
Shteti, sipas ligjit të ri, merr përsipër trajtimin e një numri të madh ndërtimesh me leje, me shtesa informale, për të cilat shoqëritë ndërtuese dhe investitorët nuk janë përfshirë në procedurat e legalizimit apo, edhe nëse janë përfshirë, kanë pësuar ndryshime të gjendjes ligjore sikurse është falimenti, që e kanë bërë të pamundur shlyerjen e detyrimeve financiare të procesit dhe vijimin e mëtejshëm të tij.
Opozita votoi kundër projektligjit me argumentin se nuk janë marrë parasysh amendamentet e saj dhe se projektligji nuk reflekton premtimin për legalizim falas.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4557
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45