TIRANE- Ndërtimet pa leje që rrezikojnë prishjen për shkak se bien ndesh me planet urbanistike apo projektet infrastrukturore do të legalizohen vetëm si objekt, dhe jo bashkë me truallin përkatës, siç është vepruar deri tani. Në një takim me gazetarët, kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, tha se një masë e tillë do të merret që pronarët e tyre të përfitojnë diçka në çastin e prishjes së ndërtimeve, duke qenë se ligji aktual përcakton që ata të mos përfitojnë asnjë dëmshpërblim financiar. Lame solli si shembull ndërtimet në zonën ku do të kalojë Unaza e Re apo zgjatimin e Bulevardit të Tiranës, të cilat do të legalizohen “vetëm si objekt dhe jo bashkë më truallin, në mënyrë që pronarët e tyre të përfitojnë diçka në çastin kur prishen”.
/Shqiptarja.com









