Legalizimi i kanabisit, Berisha: Do shohim drogim masiv të të rinjve! Vendim për të ligjëruar krimin dhe degjenerimin! I përgjigjet DASH dhe s'tërhiqet nga sulmet për Kim: Sillet si guvernatore

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj propozimit për legalizim të kanabisit. Nga selia blu, ku dha një konferencë shtypi për gazetarët, Berisha tha se ky është një vendim për legalizimin e krimit e ndërsa paralajmëroi se do të shohim një drogim në masë të të rinjve ne vend. Sipas Berishës, legalizmi i kanabisit është një shërbim që Rama ua bën klientelës së organizatave kriminale.

“Vendim për legalizimin e krimit, drogës, vrasjeve, drogimin e të rinjve dhe të popullatës, degjenerimin e të rinjve dhe të shqiptarëve”, tha Berisha.

Duke ju përgjigjur, deklaratës së zëvendës ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit dhe njëherazi, i dërguari special i DASH për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili u shpreh një ditë më parë se është i tronditur për deklarata e Berishës kundrejt ambasadores Yuri Kim, ish-kreu i PD-së nuk u tërhoq nga qëndrimet e tij kundrejt diplomates amerikane. Berisha përsëriti sulmet ndaj Kim, duke nënvizuar se ajo po sillet si guvernatorë dhe se vepron në mbështetje të Edi Ramës e kundër opozitës.

Nismën për Këshillimin Kombëtar, rezultatet e të cilës u publikuan një ditë më parë, Berisha e cilësoi si proces qesharak, ndërsa tha se Rama ka përdorur në mënyrë të kundraligjshme dhe pa autorizimin e parlamentit INSTAT-in. Për arrestimin e Alqi Bllakos, Berisha tha se njeriu i fundit që ka takuar ish-deputetin e PS-së në Tiranës ishte Edi Rama, në një nga vilat qeveritare në Tiranë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:58
Këshillimi kombëtar, Berisha: Rama përdori INSTAT pa autorizimin e parlamentit

I pyetur në lidhje me procesin e Këshillimit Kombëtar, rezultatet e të cilët dolën një ditë më parë, Sali Berisha tha se Rama përdori instatin pa autorizimin e parlamentit.

‘Është procesi më qesharak, më anti-ligjor që ka ndodhur ndonjëherë. Unë e denoncova dhe në Parlament se agjensia e këshillimit në mënyrë të kundraligjshme tërësisht por dhe shkatërruese, ka angazhuar pa autorizim të parlamentit Instatin. INSTAT varet nga parlamenti, nuk prodhon statistika për asnjë të tretë. Ka përpunuar statistika të qeverisë shqiptare. Në Shqipëri statistikat i prodhojnë Ministria e Financave, Banka e Shtetit dhe INSTAT.’- u shpreh Sali Berisha.

Ora 13:45
DASH tha se janë të tronditur nga sulmet ndaj Kim, Berisha nuk tërhiqet: Sillet si guvernatore dhe bën veprime anti-opozitare

Duke ju përgjigjur, deklaratës së zëvendës ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit dhe njëherazi, i dërguari special i DASH për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili u shpreh një ditë më parë se është i tronditur për deklarata e Berishës kundrejt ambasadores Yuri Kim, ish-kreu i PD-së nuk u tërhoq nga qëndrimet e tij kundrejt diplomates amerikane. Berisha përsëriti sulmet ndaj Kim, duke nënvizuar se ajo po sillet si guvernatorë dhe se vepron në mbështetje të Edi Ramës e kundër opozitës.

‘Pyetja del jashtë kontekstit të bisedës, por u garantoj ju se e kam të qartë dhe kam respektin më të madh për ambasadoren kur ajo vepron në përputhej me përfaqësimin e Joe Biden dhe nuk mund të pajtohem me qëndrimet e saj kur ajo vepron si guvernatorë. Kur vepron si guvernatorë do ta kundërshtoj dhe do ta denoncoj. Politikat e SHBA-së synojnë mbështetje për këtë vend., nuk mund të pajtohem me qëndrimet e guvernatores dhe mbështetjen që bën ndaj Edi Ramës dhe veprimet e mirëfillta anti-opozitare.’- tha Berisha.

Ora 13:39
Berisha: Rama takoi Alqi Bllakon para se të arrestohej në një nga vilat qeveritare në Tiranë

Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama ka qenë personi i fundit që ka takuar, Alqi Bllakon në Tiranë, para arrestimit.

‘Bllako u arratis në Qafë-Botë dhe thonë se u kthyen me avion nga Greqia. Kush e urdhëroi Gledis Nanon që të mashtrojë qytetarët shqiptar në 2 të mëngjesit. Ishte ky një vullnet i tij i sëmurë, apo e urdhëroi ministri i familje Çuçi. Njeriu i fundit që ka takuar Bllakon në Tiranë është Edi Rama në një nga vilat qeveritare në Tiranë. Afera e incneratorëve kryesohet nga Edi Rama dhe përfundon me Alqi Bllakon.’- tha Berisha.

Ora 13:31
Berisha: Do të shohim shkatërrim masiv të të rinjve pas legalizimit të kanabisit

Sali Berisha thotë se me legalizimin e të rinjve do të shohim një drogim masiv të të rinjve dhe të popullatës.

‘Si mjek jam plotësisht i vëtëdijshëm se vaji, i kësaj bime apo nënprodukte të tjera përdoret për lehtësimin e disa rrethanave, ankthit dhimbjeve dhe e rrethanave të tjera. Në këtë kontekst, të dhëna nga mjeku nuk kam ndonjë kundërshti. Por studime të gjera, të universiteteve më prestigjioze të botës, kanë faktuar se kanabisi krijon probleme serioze strukturore dhe në procese të trurit. Kanë faktuar se shumëfishon shfaqjen e psikozave shumë të rënda. Kanë faktuar se është i dëmshëm për sistemin e qarkullimit të gjakut. U bëj thirrje shqiptarëve që të kundërshtojnë këtë. Do të shohim drogim masiv të të rinjve dhe të popullatës.. Është një shërbim që Rama u bën klientelës së organizatave kriminale.’- tha Berisha.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Deni: 09/04/2022 05:07

    O Mumje e mesjetes qe nuk ke harruar te vdesesh se nuk te lënë paranojat,shqiperia jone e bukur e pati fillimin sic eshte shkruar dhe ne komentet e tjera me lulezimin e fshatit turistik LAZARAT qe egjen barin ne cdo kafe bari ne hollande mor Don Kishot,me emer te shkruar siper lazarat me pas u be rruge e lulezoi gjith shqiperia. Sot pihet kanabis ne te gjith boten ku eshte legale e ilegale. Gjith rinia e shqipnise e djeg nei kallam,nuk ka ku te drogohet me tej. Sot qe eshte ilegale e gjen gjithandej. Me mire te jete i kontrolluar se sa te perdoret lloj lloj shkurreje per tu djegur ne vend te tij. Ai/ajo qe do ta pije e gjen kur te doje ne cdo kohe ne cdo vend te botes,mos e kthe politike. Por ti zotnjote je msu me kunderagjenturen qe duhet te thuash jo per cdogje qe nuk arrite dot vete. Leku do te levizi por te pakten nuk do jete aq informal. Ik e pirdhu e leji njerezit rehat se ja bo si mut i that qe nuk shkitesh,llum,kriminel

    Përgjigju
  • Eva: 08/04/2022 20:31

    Po ti me shpuren tende e fillove ne Lazarat, e i drogove. Pasi ju mbyll Lazarati leshove neper Evrope, qe te mbinin shtepite barit si kerpudhat mbas shiut! I mesove qe "paret bien nga qielli" dhe "jeta osht qef" se jane para pa djerse. E vetmja gje qe s'u dhe ishte qe policia evropiane s'ishte si policia qe kishe ndertuar ti, dhe kur perfundojne pas hekurave e derdhnin kokrren e loti me ke

    Përgjigju
  • KASAP TRONGULL RËXHËP BULE LEKA [ KEPI ]: 08/04/2022 17:00

    O Salhe bajga se kupton ti mor burec që je kart e djegur. Ti da të jesh gjall nuk ngre dot kokën lart në politik. Sepse ke bër korupsjon të pa par. E vjedhje të pa dëgjuar më par aq shum ke vjedhur. KE vrar, ke shitje Shqiprin, ke bër anarshi të pa par. E shkatrim me themel të Shqipris. Prandaj largohu sa më par nga politika se do përfundosh me Kostüm portokalli o Sali bajga.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë