Në Departamentin e Shtetit në SHBA janë të tronditur për 'sulmet ndaj ambasadores Yuri Kim nga ana e Sali Berishës dhe deputetëve që e mbështesin atë. Zëvendës ndihmës sekretar amerikan i shtetit, njëherazi i dërguari special në DASH për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka reaguar ashpër në një prononcim dhënë për Top Channel. Escobar deklaron se Kim është përfaqësuese personale e Presidentit Biden.
“Jam i tronditur nga sulmet ndaj ambasadores tonë të SHBA në Tiranë. Ne e dimë se ofensiva e këtyre sulmeve nuk përfaqëson popullin shqiptar. Ambasadorja Kim është përfaqësuese personale e Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Siç edhe zëdhënësi Departamentit të Shtetit e bëri të qartë në Dhjetor ne presim prej saj të vazhduarit të shpjeguarit dhe zbatuarit të politikave të SHBA, përfshi ato të Presidentit Biden përfshi vendosmërinë që ne do të vendosim përpara përgjegjësisë ata të përfshirë në korrupsion e minojnë demokracinë”, tha Escobar.
Për të disatën herë radhazi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe sot, i kanë shuar çdo shpresë Sali Berishës se mund t'i hiqet 'Non Grata', e aq më tepër t'i kërkojnë falje!
“Pozicioni ynë në lidhje me të shpallurit ‘Non Grata’ për korrupsion apo minojnë demokracinë është i qartë, i vendosur, i fortë dhe i pandryshuar”, ka nënvizuar Escobar në përgjigjen për Top Channel.
Njohja e Enkelejd Alibeajt si kryetar i Komanduar i Partisë Demokratike nga SHBA-ja dhe jo Komisionit të Rithemelimit, nuk është "kapërdirë" lehtë nga Sali Berisha, i cili ka shfrytëzuar menjëherë daljen e parë në media, për të hedhur baltë mbi ambasadoren amerikane, Yuri Kim.
Dje Berisha tha se askush përveç anëtarëve të partisë nuk ka tjetër tagër të caktojë kryetarin e PD, duke iu referuar diplomates amerikane si ''guvernatore''. Ndërsa një ditë para ai është shprehur se diplomatja amerikane i ka kërkuar që të heqë dora nga gara për kryetarin e PD-së dhe në këmbim i ka siguruar largimin e Lulzim Bashës. Këtë thotë se nuk e ka bërë personalisht, por i ka dërguar dikë në zyrë, teksa sipas tij e ka refuzuar kategorikisht këtë propozim.
Më 19 maj të këtij viti DASH shpalli 'non grata' Sali Berishën si të përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”. Pas vendimit të SHBA Berisha ka shpërthyer me akuza kundër aleatit më të rëndësishëm të Kombit Shqiptar dhe ka hedhur në gjyq numrin 3 të administratës, Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken i cili ishte ai që bëri publik vendimin e SHBA. Por beteja e Berishës tashmë nuk është vetëm kundër SHBA, por edhe kundër "birit të tij politik", Lulzim Basha i cili pranoi kërkesën e amerikanëve duke e përjashtuar liderin historik të PD nga partia, deri në zbardhjen e të vërtetës në rrugë ligjore.
E dime kush eshte ambasadorja por ka humbur pa anshmerine trondituni per kete qe duhet te jete asnjanese ose ta qepi Kjo krize eshte dhurate e juaja e bete "non grata"? Pse nuk hapet akuza qe te perballet me drejtesine per te gjitha cka bere apo nuk jeni ju qe drejtoni spak? Kjo mjergull per shqiptaret po perkthehet si pa anshmeri ndaj partive qe dmth minon garen e drejte Pra un si shqiptar dua berishen para drejtesise nqs kjo nuk ndodh e gjith kjo loje eshte qe te fovorizohet rama edhe per dy mandate te tjera pra te shkatertohet njera pale ne favor te nje pale tjeter Prandaj mos me fol ne emer te shqiptareve
PërgjigjuO Perfaqesuese e Bidenit,po mire ta ben ne e ke lene neper kembe ne Tirane ne e bere peshqesh. Vri ne 96 se gjeti gje! Vri ne 97 se gjeti gje. Bej puc ne 98 se gjeti gje! E sollet ne 2005 benin ore vjedhje pa fund ore hic gjemb ne kembe. Bej 21 janarin,prape hic. Interesant! Epo Kim,mbahe neper kembe mos u merr gam-gam. Ne te themi ujku,ti thua ku jane gjurmet. Ikni moter q...a,ju jeni bashke te gjithe. Mjere ne il Popolo..
PërgjigjuSali Enver jemi gati kurdoher.... Sali Enver jemi gati kurdoher... Couni o shpellare te pushtojme Ameriken....
PërgjigjuKomunistet nuk dorezohen....
PërgjigjuCfare ben i tredhuri Arben Kraja?!! Sa shpejt i ben letrat per skandalet e ministrave socialiste (dhe shume mire ben sa per te qene te qarte). Gjithe pislleqet qe ka bere sorollopi i Salehut dhe Likes nuk u hetokan dot?!!
PërgjigjuRi urte o berisha. ..o qen me morra, ,se do ti qije turinjte amerika dhe shqiptaret e amerikes ...
PërgjigjuSali ka 30 vjet qe komandon brigadier koperativash e lopcar dhe tani ka vdekur shikon endrra se do tekomandoj ameriken. Sa posht ka ren,per ti qar hallin. Me keq akoma me ata qe i shkojn pas.
Përgjigju