Legalizimi i kanabisit mjekësor, Shehu: Legalizon krimin, degradon shoqërinë! Eksperti: Do shitet në farmacitë jashtë, jo në rrugë apo dyqanet shqiptare! Ja një prej sëmundjeve që kuron

Legalizimi i kanabisit mjekësor, Shehu: Legalizon krimin, degradon shoqërinë! Eksperti: Do shitet në farmacitë jashtë, jo në rrugë apo dyqanet shqiptare! Ja një prej sëmundjeve që kuron

Xheraldo Gjergji dhe Tritan Shehu

TIRANË- A duhet ta legalizojë Shqipëria kanabisin për qëllime mjekësore? Kjo pyetje, e cila është hedhur për diskutim edhe në formularin e Këshillimit Kombëtar, e ka ndarë në 2 kampe "pro" dhe "kundër"  opinionin publik. Qëndrimin "pro" legalizimit në 'Studio Live' në Report Tv e ka mbrojtur avokati, pjesë e grupit të punës, Xheraldo Gjergji. Si fillim, në cilësinë e një eksperti, ai ka përkufizuar se çfarë është kanabisi që përdoret për qëllime mjekësore.

"Nga ana ligjore është ai kanabis që në mënyrën se si rritet kalon në procese laboratorike dhe përdoret dhe shitet në farmaci, jo në markete, apo rrugë", tha Gjergji.

Përballë gazetarëve Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, Gjergji ka sqaruar se ka një keqkuptim për qëllimet mbi të cilat do të përdoret në Shqipëri, për rrjedhojë ai ka deklaruar se kanabisi do të jetë vetëm për t'u eksportuar në farmacitë jashtë vendit, pra nuk do të shitet në rrugë apo dyqanet në vendin tonë dhe do të merret me recetë mjeku.

"Merret me recetën e mjekut, nuk do jetë në farmacitë shqiptare, por produkti shqiptar do jetë në farmacitë botërore. Bëhet fjalë për një treg 55 miliardë dollarë, se i janë gjetur benefite mjekësore të kanabisi", tha ai.

Mirëpo, nuk ka qenë i këtij mendimi Tritan Shehu, deputeti demokrat, ish-ministër shëndetësi njëherazi dhe mjek në profesion. Ai thotë se legalizimi i kanabisit në Shqipëri po bëhet për të legalizuar grupet kriminale dhe se nuk do të sillte gjë tjetër vetëm se degradim të shoqërisë.

"A mund të më thotë dikush të thotë se për çfarë qëllimesh përdoret kanabisi? Ka eksperimente në mjekësi për shkencat, për shkencat, por që nuk kanë dalë në një përfundim konkret, që kanë gjetur përdorim, disa produkte të kanabisit, bëhet fjalë për prodhime industriale në faza terminale të kancerit apo sklerozës, jemi shumë larg përdorimit të kanabisit si substancë mjekësore, është fazë eksperimentale, ne nuk kemi kërkim shkencor, prodhon kanabis nën kujdesin e Ushtrisë. Maqedonia degjeneroi duke forcuar grupet kriminale duke shtuar trafiqet, jemi në një situatë paradoksale, në një kohë që jemi kthyer në parcelë kanabisi. Tendencë për të legalizuar krimet kriminale, nuk mund të pasurohet Shqipëria nga legalizimi i kanabisit. Nëse legalizohet që njerëzit t'i blejnë dhe t'i tymosin, jemi në rregull, kanabisi mjekësor përdoret për të mjekuar, jo për t'u tymosur, se boll tymoset në Shqipëri. Po te jetë kështu le të lejojmë kokainë, heroinë, pse e ndalojmë këtë, ke ti lëmë, pra të lejojmë degradimin fizik, po ku do shkojë shoqëria dhe rinia, hapim një portë të rrezikshme për shoqërinë tonë, ne i stimulojmë njerëzit që të marrin kanabis, ku do gjej treg Shqipëria", tha Shehu.

Shehu thotë se nuk ka asnjë sëmundje që shëron kanabisi, por Gjergji e hedh poshtë si teori duke sjellë rastin në SHBA që përdoret për të prekurit me epilepsi.  

"Një ndër sëmundjet që kanabisi e mban në kontroll është epilepsia. Një fëmijë kishte kriza epileptike 3-4 herë në ditë dhe aktualisht në Amerikë janë disa brende, që përdor CBD përbërës në kanabis mjekësor", tha Gjergji.

*Përgatiti për web gazetarja Brunilda Kazani 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lacjani: 26/01/2022 20:07

    Mqse sjell te ardhura per njerezit dhe ndihmon shendetin te behet sa me pare.

    Përgjigju
  • Emri: 26/01/2022 19:55

    Do ishte mirë të legalizohej. Ne nuk do të jemi as të parët e as të fundit për përdorimin e kanabisit në mjeksi. Me vjen keq që shumica e njerzve janë të keq informuar në lidhje me këtë tem. Do ishte shumë më mirë që të kishte më shumë emisione të kësaj natyre me tematik informuese mbi të mirat dhe problematikat që sjell kultivimi i kanabisit në vendin tonë. Flm

    Përgjigju
  • Genti: 26/01/2022 19:52

    Siç lejohet ne te gjithe vendet e botes, te behet dhe ne Shqipëri.

    Përgjigju
  • Zeko: 25/01/2022 23:27

    Te legalizohet dhe sa me par... I heq miliona euro nga duart krimit te organizuar, vrasjeve dhe konkurrences gjakatare... Shitet alkooli ne cdo cep, qe shkrin perdita familjet shqiptare dhe shoqeria esht totalisht e pavetedijshme...

    Përgjigju
  • Horny: 25/01/2022 23:04

    Flet ky surratmut Tritan Preshi per krim. Ti je nje qelbesire qe duhesh vare me te gjith shoket e tu qe e shkaterruat vendin ke vjedh prona e cdo gje more surratqen. Ske faj ti plere.

    Përgjigju
  • Euro: 25/01/2022 22:43

    Te legalizohet canabisi me THC me te vogel se 0.3 dhe ska asgje te keqe te shitet edhe neper dyqane.

    Përgjigju
  • Bamja: 25/01/2022 22:27

    Eksperti ishte i pregatitur ligjërisht. Mesa duket, ndaj e shmangu debatin Tritani. Nuk i lënë të rinjtë të shprehen... Fundja, po nuk u eksportua e konsumojmë vet. ????

    Përgjigju
  • Xhixhi: 25/01/2022 21:22

    Ik ore mos fol kot. Gjithe bota e ka legalizuar kanabisin per mjekesi

    Përgjigju
  • Kanabisi i lire: 25/01/2022 19:58

    Pupupu çfar gje e trash eshte ky mender Dritan preshi,,, pale eshte dhe mjek, lexo mor debil çfare shkruajne doktoret e vertet me tituj boteror per kanabisin,tani ne shqiperi prodhimi eshte ne duar te bandave,eshte e kunderta e asaj qe thua . Te keshilloj vizitohu mundesisht ne Lushnje ndrysho pervasa e Preshit..

    Përgjigju
  • beni: 25/01/2022 19:33

    Preshi i legalizuar eshte kshu qe Tritani ne rregull eshte. Me mire kshu apo jo tritan? Kshu djali jot opgj ben lek me thash duke kam kalamaj me qese e duke i marrr lek per me mos i fut ne burg

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë