Legalizimi, zonat që përjashtohen
Ja si veprohet kur bëhen pallate

Legalizimi, zonat që përjashtohen<br />Ja si veprohet kur bëhen pallate
TIRANE - Përjashtimi nga procesi i legalizimit për objektet të cilat ishin ndërtuar në zona ku plani urbanistik parashikonte ndërtesa shumëkatëshe, ishte vendosur qysh në ligjin e vitit 2006. I vetmi ndryshim nga viti 2006 me rishikimin e ligjit në vitin 2014 është ndalimi i legalizimeve kur plani parashikon 6 kate, nga 5 që ishte në fillim. Ndërkohë që në ndryshimet e reja ligjore është saktësuar dhe se si do të realizohet një marrëveshje e mundshme mes poseduesit të objektit informal dhe ndërtuesit të pallatit sipas përcaktimeve të planit rregullues.

Trajtim i veçantë
Sipas ligjit në fuqi mbi legalizimin dhe urbanizimin e zonave informale “ndërtimet pa leje të ngritura mbi troje private të të tretëve, kur planet e përgjithshme vendore dhe/ose planet e detajuara vendore parashikojnë ndërtime mbi 6 kate nga niveli zero, nuk i nënshtrohen procedurave për legalizim”. Ndërkohë saktësohet se statusi i parcelës ndërtimore nuk ndryshon deri në momentin e zhvillimit të pronës, “sipas planit të përgjithshëm vendor dhe/ose planit të detajuar vendor të miratuar dhe ndërtimi pa leje, deri në këtë moment, shfrytëzohet nga subjekti posedues”, duke e lënë kështu në një situatë pezull.

Marrëveshja
Megjithatë për të lehtësuar palët, në ligj është parashikuar gjetja e një zgjidhje me anë të bisedimeve. Kështu në nenin 35 thuhet se “Pronari i truallit dhe/ose investitori dhe poseduesi i ndërtimit pa leje duhet të lidhin marrëveshje noteriale, e cila të përcaktojë vendosjen në dispozicion të poseduesit të pasurisë së paluajtshme ndërtimore, në çastin e përfundimit të objektit”. Por se në asnjë rast, sipërfaqja ndërtimore që do të vihet në dispozicion, nuk mund të jetë më e vogël se sipërfaqja e përcaktuar për strehimin e familjeve të pastreha, sipas normave ligjore në fuqi për këtë kategori.

Por nëse nuk do të arrihet një marrëveshje mes palëve, kjo nuk do të thotë se do të pezullohet procesi. Në këtë rast do të jetë ai që ka ndërtesën që është më i humbur. Pasi do të veprohet me dhënien e lejeve për ndërtim, ndërsa poseduesi i ndërtimit informal do të trajtohet sipas ligjit “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”. Në të parashikohet si dhënia e ndërtesave me qira, por dhe blerja e apartamenteve sociale me kosto të ulët.

Përjashtohet njohja kur plani parashikonte objekte mbi 5 kate
Në nenin 2 të ligjit të miratuar në vitin 2006, është parashikuar ndalimi i legalizimeve në zonat ku plani urbanistik parashikon objekte mbi 5 kate duke nisur nga niveli zero. “Fusha e veprimit të këtij ligji nuk shtrihet për ndërtimet pa leje të ngritura mbi troje private brenda vijës së verdhë, kur planet rregulluese urbanistike parashikojnë ndërtime mbi 5 kate nga niveli zero”, thuhet në ligj. Dhe po ashtu në udhëzimet e ALUIZNI-t të kohës është parashikuar përjashtimi i këtyre ndërtimeve nga procesi. ”Për objektet e ndërtuara në troje private, brenda vijës së verdhë, kur planet e përgjithshme rregulluese/studimet urbanistike në fuqi, që parashikojnë ndërtime mbi 5 kate nga niveli i tokës, shënohet “i përjashtuar nga legalizimi për shkak studimi”, thuhet në vendimin e miratuar në qershor të vitit 2006.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 17 Shtator 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 


 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën