TIRANE- Këshilli i Ministrave u ka ndezur dritën jeshile legalizimit të objekteve pa leje të ndërtuar pas vitit 2009. Përmes një projektligji të miratuar më 13 maj, qeveria ka përcaktuar që çdo qytetar, i cili ka ndërtuar pa leje, në tokë shtet apo me pronar, deri përpara datës 27 qershor 2014, do mund të aplikojë për legalizimin e objektit.
Do mund të aplikohet gjithashtu edhe për legalizimin e objekteve ndihmëse në funksion të ndërtimeve pa leje, ndërkohë që qeveria ka vendosur të njohë si të vlefshme edhe vetëdeklarimet e bëra pranë njësive të qeverisjes vendore.
/Shqiptarja.com