TIRANE - Legalizimi i 8 objekteve që ndodheshin në teritorin mes Gardës së Republikës dhe Univesitetit Politeknik në Tiranë, ka vënë nën hetim katër ish-zyrtarë të lartë të ALUIZNI-t. Bëhët fjalë për ish-drejtorin e ALUZNI-t të Tiranës, Florjan Hajdinaj, ish-shefin e legalizimeve Artur Skela, si dhe dy ish-punonjësit e këtij institucioni, që kanë legalizuar objektet pa lejë që ishin ndërtuar përbri sheshit “Nënë Tereza”.
Sipas burimeve të njësisë hetimore Task-Forcë, fill pas këtij legalizimi është bërë ligjërimi i këtyre objekteve, pronarët e të cilave më pas i kanë rregjistruar në hipotekë, duke u paisur me çertifikatë pronësie. Në kallëzimin që ALUIZNI ka referuar në prokurori thuhet se nga këto veprime tërësisht të paligjshme i është shkaktuar një dëm kolosal financiar buxhetit të shtetit, pasi këto objekte janë ndërtuar në tokë shtetërore.
/Shqiptarja.com

VIDEO