Futbollisti i njohur me famë botërore dhe idhulli i shumë tifozëve në mbarë botën , David Bekam ka deklaruar tërheqjen në fund të edicionit. Lajmin e ka konfirmuar vetë futbollisti anglez për mediat.

Bekam në karrierën e tij ka luajtur me ekipet e Manchester United ku u bë i famshëm, më pas kaloi te Reali i Madridit duke vazhduar më tej në Amerikë me L.A Galaxy, për një periudhë të shkurtër u rikthye te Milani, për të përfunduar kontratën 5 vjecare në Amerikë. Në merkaton e dimrit anglezi vendosi të kalonte në Francë në ekipin e sheikëve të PSG.

Bekam do të mbahet mend gjatë edhe për kontributin në ekipin anglez të futbollit, ku ka luajtur 115 ndeshje, një pjesë prej të cilave ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Ndeshjet e fundit Bekam do ti zhvillojë me PSG në Brest dhe Lorient. Ndërsa pas deklaratës për tërheqjen, mesfushori i talentuar ka deklaruar se ka qenë më shumë fat që ka realizuar ëndrrën e tij për të veshur fanellën e Anglisë dhe disa prej ekipeve më të mirë në glob.


" Në qoftë se ju më kishit thënë mua se si një djalë i ri unë do kisha luajtur dhe fituar trofe me klubin tim të Manchester United, të isha kapiten për vendin tim mbi 100 herë dhe të rreshtohesha për disa prej klubeve më të mëdha në botë, unë do t’ju thosha se ishte një fantazi.

Unë jam me fat që kem realizuar ato ëndrra”-,tha mesfushori. Bekam është i vetmi futbollist anglez që është shpallur kampion në katër kampionate të ndryshme në Evropë dhe Amerikë.

Në karrierën e tij numëron shumë trofe dhe cmime individuale. Anglezi e mbyll karrierën edhe si futbollisti më i pasur në botë duke lënë pas Mesin dhe Ronaldon.





d.b/shqiptarja.com