Legjenda e juventinëve Anastasi:
Strakosha pasuesi i denjë i Bufonit

Legjenda e juventinëve Anastasi:<br />Strakosha pasuesi i denjë i Bufonit<br>
Legjenda e Kombëtares italiane dhe e Juventuesit, Pietro Anastasi ka thënë se portieri i kombëtares shqiptare, Strakosha mund të jetë pasardhësi i denjë i gradianit të portës së Italisë, Xhani Luixhi Bufon.

Gjatë intervistës së dhënë për  “Radio Incontro Olympia” ka shpjeguar se  portieri shqipatr Strakosha  ka qenë një ndër më të talentuar në qarkullim, ndërsa theksoi se duhet të ishte

“Bufon nuk ka reflekset e një të riu. Por mbetet gjithsesi një nga futbollistët më të mirë në qarkullim. Në sezonin e ardhshëm do të ketë një pasardhës të tij te Juventusi.Strakosha ka arritur të nxjerrë në pah mjaft mirë vlerat, duke zhvilluar ndeshje të mëdha. Nëse do të isha Juventusi, unë do ta vendosja nën vëzhgim atë. Ata të aftët duhet t’i blejnë”-ka theksuar talenti I kombëtares së Italisë.

Ndër të tjera ai ka theksuar se edhe vetë portieri Starakosha, nuk do të ishte kundër një transferimi të tillë, por do të ishte një zgjedhje e duhur dhe optimiste për talentin e portës së kombëtares shqiptare.

 “Lacio është një skuadër e madhe por unë flas gjithmonë vetëm sa i përket aspektit profesional. Nga pikëpamja e aktiviteteve ndërkombëtare, Juventusi është më tërheqës për të gjithë, pa llogaritur këtu faktorin e lidhjes së ngushtë që krijohet në disa raste me fanellën e një klubi”- ka thënë Anasatasi gjatë intervistës për “Radion Incontro Olympia”

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës