Sulmuesi anësor shqiptar Eros Grezda thuajse është lojtari i ri i Rangers. Ai është pranë mbylljes së marrëveshjes me Osijek për shumën e 2.5 mln eurove pasi kaloi vizitat mjekësore me sukses.
Për blerjen e re ka folur me superlativa edhe legjenda e Liverpulit, Steven Gerrard që tashmë drejton ekipin e Rangers në Skoci.
“Ai është një lojtar i shkëlqyer, pasi është shumë i shpejtë, shumë direkt. Gjithçka po ecën mirë dhe shpresoj që ai të japë një kontribut të madh” tha tekniku.
Komento