Arsenali fitoi 3-1 kundër Manchester United në stadiumin "Emirates" në Londër për Premier League, në një ndeshje të tensionuar deri në momentin e fundit dhe në qendër të vëmendjes ishte ish-kapiteni i "Djajve të Kuq" Roy Keane, i cili u godit në kokë nga një prej tifozëve pas ndeshjes.
Arsenali arriti të shënojë dy gola në momentet e fundit të përballjes dhe kështu ia doli të fitojë ndaj Manchester United. Pas ndeshjes ka ndodhur një incident në ambientet e stadiumit të Arsenalit, ku protagonisti kryesor ka qenë një ish-lojtar i United, Roy Keane.
Ai ishte nisur drejt studios së “Sky Sport” dhe rrugës është konfliktuar me një tifoz, i cili e ka marrë seriozisht të gjithë situatën. Tifozi vendosi të godasë me kokë Keane. Pas goditjes, të gjithë të pranishmit kanë reaguar për të parandaluar një sherr edhe më të madh.
Videoja tregon ish-futbollistin e Anglisë dhe Man. City-t, Micah Richards duke mbajtur një tifoz të tërbuar dhe duke pritur që siguria të afrohej. Keane dhe Richards po ktheheshin drejt stadiumit për të parë se çfarë po ndodhte në fushë dhe më pas ndodhi incidenti i lartpërmendur.