Legjenda e muzikës  Elton John
feston ditëlindjen e tij të 70

Legjenda e muzikës  Elton John<br />feston ditëlindjen e tij të 70
Reginald Kenneth Dwight siç njihet nga e gjithë bota si Sër Elton Hercules John ka mbushur plot 70 vjeç dhe këtë vit feston edhe 50 vjet sukses në muzikë.

Me më shumë se 700 këngë dhe një karrierë gjigande, legjenda thotë se, "Jam ende i interesuar për të parë drejt të ardhmes, në atë që besoj, në bashkëpunimet e mia dhe duke zbuluar punën e të tjerëve".

Për ditëlindjen e tij Los Angeles ka organizuar një mbrëmje gala bamirësie ku do marrin pjesë Lady Gaga dhe shumë të futuar të tjerë. Në këtë mbrëmjë Sër Elton John feston dhe 50 vjetorin e bashkëpunimit me poetin dhe muzikantin Bernie Taupin. Për këtë ai shprehet,

"Kemi të njëjtin entuziazëm si ditën e parë. Këtë vit vit bëhen 50 vjet bashkëpunim artistik dhe është tronditëse, sepse mua më duket sikur jemi njohur dje."

"Ndihem i lumtur të përdor popullaritetin tim për t’i kushtuar vëmëndje padrejtësive në botë, dhe kërkoj të ndihmoj ku mundem. Jeta ime nuk ka qenë kurrë më e lumtur se sot" ka thënë legjenda në ditën e tij të lindjes.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament