Legjenda këshillon yllin e Realit:
Lëre futbollin tani, fitove gjithçka

Legjenda këshillon yllin e Realit:<br />Lëre futbollin tani, fitove gjithçka
Ish trajneri i Bayer Mynih Juup Heynckes këshillon mesfushorin e talentuar gjerman, Toni Kroos që të fillojë që të mendojë për tërheqjen nga futbolli, pasi ka fituar gjithçka.
 
Heynckes shprehet se Kroos i ka arritur të gjitha dhe në vijim do të jetë i vështirë motivimi.
 
"Kroos i ka ndihmuar të gjitha skuadrat për të fituar tituj. Është padyshim një nga mesfushorët më të mirë në botë viteve të fundit.
 
Kroos është 27 vjeç, ka fituar tre Liga të Kampionëve, tripletën me Bayernin, Kupën e Botës dhe mund të pensionohet që tani.
 
Besoj se do të filloj që tani ta mendoj këtë. Kroos është një strateg
” deklaroi ai.
 
Që pas ardhjes së tij në Madrid, mesfusha e Realit është stabilizuar me gjermanin që është gjithmonë në formë të jashtëzakonshme. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet