Legjenda braziliane e futbollit, Pele është shtruar me urgjencë në spital. ESPN Brazil bën me dije se gjendja shëndetësore e 82 vjeçarit "nuk është dhe aq e mirë", me familjarët që kanë njoftuar mjekët.
Pele ka pësuar një enjtje të çuditshme në të gjithë trupin dhe është vendosur që të transferohet urgjentisht në "Qendrën Albert Einstein" që ndodhet në Sao Paulo. Kjo është klinika e tij e besuar, aty ku muaj më parë kreu edhe një ndërhyrje kirurgjikale.
Për momentin vetëm këto janë të dhënat që raportojnë mediet e huaja. Pas muajve qetësi dhe gjendje stabël shëndetësore, Pele rikthehet për urgjencë mjekësore në spital.