Nuk kanë të sosur problemet për Placido Domingo-n.
Sipas Agjensisë amerikane të shtypit Associated Press (AP), 11 gra kanë akuzuar dirigjentin dhe këngëtarin e operas, legjendën Placido Domingo për ngacmim seksual. Gratë akuzuese i kanë treguar Associated Press se Domingo i kishte kërcënuar dhe ngacmuar me sjellje të papërshtatshme.
Njëra prej tyre raportoi se në vitin 1999 drejtori i përgjithshëm aktual i 'Los Angeles Opera' kishte tentuar ta prekte në organe intime ndërsa të tjerat kanë treguar se Placido Domingo kishte tentuar t'i puthte në dhimat e zhveshjes.
Disa punonjës të prapaskenës gjithashtu raportuan në 'Associated Press' se në vitin 2016, ata ishin përpjekur të mbronin vajzat e reja nga Domingo ndërsa administratorët kundronin skenën
Në një deklaratë, zëdhënësi i këngëtares i quajti akuzat "plot mospërputhje", por nuk dha detaje.
Vetem Shqiptaret se tradhetuan Placido Domingon e u treguan "burrnesha" si Inva eee ajo tjetra ;)
Përgjigju