Në një komunikatë të ekipit thuhet se ish-lojtari i kombëtares së Brazilit dhe Barcelonës largohet “miqësisht dhe me dakordësi të përbashkët”.
35-vjeçari mesfushor me tipare sulmuese nuk arriti dot të shënonte për Fluminense.
Rolandinho, i cili fitoi Kupën e Botës në vitin 2002 me Brazilin, këtë sezon kaloi nga klubi meksikan Queretaro tek Fluminense.
Pasi u largua nga Milan në vitin 2011, ai ka luajtur për disa ekipe në Brazil.
Por në një kohë kur kjo mendohet se mund të jetë një tërheqje e futbollit, po flitet për një kalim të tij në SHBA.
Ekipi i Kalifornisë, Corinthians USA, ka bërë një ofertë për brazilianin, por nuk dihet nëse ky i fundit do të pranojnë një gjë të tillë.
Ylli brazilian shkëlqeu me Barcelonën gjatë pesë sezoneve të luajti për ekipi spanjoll.