Besart Berisha është futbollisti shqiptar që po shkëlqen më shumë në ligat botërore.

Nga Australia Berisha i ka dërguar një tjetër sinjal trajnerit De Biazi, që po shkëlqen në cdo ndeshje dhe se pikërisht një sulmues i tillë i mungon kombëtares sonë.

Pas golit përballë ekipit të Del Pieros, Berisha ka shënuar edhe përballë ekipit të Neëcastle jets.

Goli i Berishës nga pika e bardhë e penalltisë i ka dhuruar fitoren Brisbanes që vazhdon të shënojë rezultate pozitive, ndërsa futbollisti shqiptar duket se edhe këtë edicion do të fitojë Këpucën e Artë në kampionatin australian të futbollit.

(d.b/shqiptarja.com)