Në prag të ndeshjeve të kombëtares shqiptare për eleminatoret e kampionatit botëror Brazil 2014, futbollistët shqiptarë vazhdojnë të shkëlqejnë në Europë.

Edmond Kapllani në Bundesligën 2 gjerame ka shënuar golin e tretë në harkun e dy javëve, duke i dhënë fitoren FSV Frankfurtit përballë Erzgebirge Aue.

Kapllani shënoi në minutën e 87-të të ndeshjes, pas asistit nga mesfushori Odise Roshi, por Kapllani nuk është grumbulluar nga De Biazi.

Ndërkohë, në Ukrainën e largët, Ndërsa Ahmed Januzi e justifikon grumbullimin në Kombëtare me golin e shënuar në barazimin 2-2 që Vorskla Poltava rregjistroi përballë Dnjepër Dnipropetrovskit.

Sakaq Bekim Bala është aktivizuar si titullar në sfidën që Sparta e Pragës fitoi 1-0 përballë Hradec Kralov. Shkodrani i përfaqësueses U-21 shënoi në minutën e 38-të, ndërsa qëndroi në fushë për 77 minuta. Kjo ishte rrjeta e dytë sezonale e Balës në Gambrinus Liga.

(d.b/shqiptarja.com)