TIRANË- Emigrantët shqiptarë që jetojnë në Europë tashmë do ta kenë më të lehtë të marrin pasaportë ose kartë identiteti, pasi nga Ministria e Brendshme janë hapur 6 zyra ku mund të aplikohet për këto dokumente biometrike.
Zyrat e reja të aplikimit do të hapen pranë Konsullatës në Bari, Itali, si dhe Ambasadave Shqiptare në Vjenë, Austri; në Paris, Francë; në Berlin, Gjermani; në Stokholm, Suedi dhe në Stamboll, Turqi.
Tashmë janë 14 zyra në të gjithë botën ku shqiptarët mund të aplikojnë për dokumente biometrike.
Ministria e Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve të nxitojnë për të aplikuar, pasi në 31 dhjetor 2020 mbaron vlefshmëria e shumë ID kartave apo pasaportave biometrike dhe nga fillimi i vitit 2021 do të ketë kufizime të shërbimeve për shtetasit që nuk kanë një dokument identifikimi të vlefshme.
Për të lehtësuar shërbimin brenda territorit të Republikës së Shqipërisë qytetarët mund të aplikojë për kartën e identiteti në çdo zyrë pavarësisht se ku e kanë gjendjen civile.
Ndërkohë ministria kujton se kush do të riaplikojë për pasaportë nuk ka nevojë të plotësojë formularin e policisë, ndërkohë pranë zyrës së gjendjes civile mund të paraqiteni vetëm pasi të keni caktuar takimin online.
Në ndryshimet e fundit të bëra në ligj, personat mbi 75 vjeç do të marrin kartë identiteti pa afat skadence.
er.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4394
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekskluzive/ Video modeli i kartës së identitetit që falsifikonte shefi i IT së Zyrës së Shërbimit të Gjykatës në Pogradec
18 Maj, 10:54
-
Pas liberalizimit të vizave, fuqizohet pasaporta e Kosovës
2 Janar, 13:28
-
Gjermania lejon pa kushtëzime shtetësinë e dyfishtë: 8 risitë kryesore të projektligjit
1 Dhjetor 2023, 09:08
-
Kartat e ID dhe pasaportat e reja tashmë tek 'IdentiTek', aplikimet të hapura edhe të shtunën, ministria sqaron hapat
11 Gusht 2023, 15:44
-
Ikën ‘Aleat’, prodhohet pasaporta e parë nga ‘IdentiTek’! Nis shpërndarja e kuponëve, çmimi nuk ndryshon! Mbetet partnere me ‘Idemia’
1 Gusht 2023, 10:29
-
Ikën Aleat, krijohet kompania publike ‘IdentiTek’! Prodhimi i pasaportave dhe kartave të identitetit i kthehet shtetit
12 Prill 2023, 10:43
-
Qarkullonte me 3 karta identiteti të falsifikuara, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë
18 Gusht 2022, 14:18
-
Zgjedhjet e 6 marsit/ Ministria e Brendshme: Kartat e identitetit gati deri të shtunën për ata që kanë aplikuar në 6 bashkitë ku do zhvillohen zgjedhjet
4 Mars 2022, 09:28
-
Pasaportat më të fuqishme në 2022, kryeson SHBA, ja çfarë vendi zë Shqipëria
21 Dhjetor 2021, 10:27
-
‘Rekord aplikimesh në e-Albania për t’u pajisur me pasaportë’, Karçanaj: Në 11 muaj 189 mijë qytetarë plotësuar formularin elektronik
8 Prill 2021, 10:31
-
Afro 1 mln shqiptarë rrezikojnë të mos votojnë për shkak të skadimit të ID-së dhe pasaportës, Opozita e Bashkuar letër ministrit Çuçi: Të shtyhet afati i tyre deri më 30 prill
17 Shkurt 2021, 19:33
-
Ngelet gjysmë ‘ëndrra angleze’/ Tentuan të kalonin kufirin ilegalisht, në pranga 2 persona, procedohen penalisht 2 të tjerë
12 Shkurt 2021, 11:56
O rilindja@pandimajko ça po thoni mre drita e Shqiperise,paski shtuar 6 zyra te reja aplikimi ne Europe??? Jini kput ne mes vallahi-bilahi,zoti e erdogani ju ruajt nga ulurimat@mallkimet qe meritoni. Si skini turp per kete mungese sherbimi te cunguar qe e quani arritje. Ju qofshi dhe KÈMBËT NGA KOKA SA ME SHPEJT PËR POZITE@OPOZITEN SHQIPTARE,KETE GANGRENE SOCIALE KOMBETARE!
Përgjigju