Lehtësohen procedurat për qytetarët, Lleshaj: Riaplikimi për karta ID në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit

Lehtësohen procedurat për qytetarët, Lleshaj: Riaplikimi për karta ID në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit

Sander Lleshaj

Për shtetasit shqiptarë është lehtësuar së tepërmi procedura e pajisjes me kartë ID (letërnjoftim elektronik). Qytetarët mund të riaplikojnë për kartën e identitetit në çdo zyrë aplikimi, pavarësisht vendbanimit.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një inspektim në zyrat e aplikimit në Njësitë 8&9 në Tiranë, shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj. Gjatë inspektimit ministri theksoi nevojën për përshpejtimin e procesit të aplikimit, duke iu bërë thirrje qytetarëve të pajisen me ID kartë në kohë, për të përfituar shërbimet online. 

"Te kjo zyrë aplikimi sot në Tiranë po shohim procesin e pajisjes së qytetarëve me karta ID. Është me shumë rëndësi të theksojmë nevojën që ka për përshpejtimin e procesit të aplikimeve.

Dihet që për arsye të pandemisë afati i vlefshmërisë së kartave ID, që përfundonin në vitin 2019 u shty për arsye të pandemisë dhe kjo shtyrje nuk mund të vazhdojë pafundësisht. Arsyeja e kësaj thirrjeje lidhet me nevojën që qytetarët duhet të aplikojnë sa më shpejt për të evituar grumbullimet dhe radhët e shtuara në fund të vitit.

Shumë shërbime që tashmë kryhen online, janë të lidhura me vlefshmërinë e kartës ID. Dalja e kësaj karte jashtë afateve të vlefshmërisë bën që shumë shërbime të vështirësohen", tha Lleshaj.

Ndërkaq Lleshaj u bën thirrje qytetarëve që të pajisen me kartë në kohën e duhur dhe të evitojnë grumbullimet në fundvit.

"Ndaj iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të përshpejtojnë për t’u afruar tek zyrat e aplikimit me qëllim që të pajisen me kartë në kohën e duhur dhe të evitojnë grumbullimet të cilat fatkeqësisht na ndodhin, sidomos në fund të viti.

Qytetarët në kuadër të lehtësimeve që janë bërë nga Ministria e Brendshme, mund të riaplikojnë për kartën e identitetit në çdo zyrë aplikimi në territorin e RSH. Ndryshe nga sa më parë ku riaplikimi lejohej vetëm në zyrën e aplikimit përkatëse. Kjo do të thotë që mundësitë për të riaplikuar janë të mëdha. Ndërkohë që investime të rëndësishme janë bërë në drejtim të pajisjes, përmirësimit të kushteve dhe krijimit të mundësive për aplikim në kushte optimale.

Ndaj edhe njëherë vlen thirrja që shfrytëzoni të gjitha zyrat e aplikimit në të gjithë vendin, të cilat janë të hapura për të lehtësuar sa më shumë procesin e aplikimit", shtoi ministri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë