Në mbledhjen e datës 17 gusht 2010 të KRRT-së së Vlorës, miratimi i sheshit të ndërtimit dhe lejës së ndërtimit të objektit disa katësh është dhënë brenda një dite. Sheshi i ndërtimit ka qënë në listë në rradhën e gjashtë, ndërkohë që fill pas kësaj në rradhën e shtatë, këshilli ka miratuar lejën e ndërtimit për subjektin “G.B.A Konstruksion”. Sapo është marrë leja për sheshin dhe ndërtimin, është vendosur fillimi i punimeve, duke mos respektuar asnjë kriter. Të gjithë gurët dhe inertet e nxjerja nga gropa ku do të ndërtohej pallati, janë hedhur në det dhe për pasojë thuajse i gjithë pallati është ndërtuar në shtratin e detit. Ndërkohë që për të justifikuar një gjë të tillë, brenda në det janë hedhur gurë, me qëllim shtimin e sipërfaqes së tokës, duke bërë që pallapti të ketë dhe një oborr, rreth 2.5 dynym, që e cila sipas ekspertëve dhe fotove satelitore nuk ka ekzistuar asnjëherë. E gjithë sipërfaqja është përfituar nga shtimi në mënyrë artificiale e tokës në shtratin e detit.

Shkrimi u publikua sot (2.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)