Lejet për shtëpitë, Qeveria
legalizon ndërtimin e Blendi Fevziut 

TIRANE - Gazetari i njohur Blendi Fevziu është një ndër përfituesit më të fundit nga politika qeveritare e legalizimit të ndërtimeve pa leje.

ALUIZNI publikon sot listën e qytetarëve në proces legalizimi, në qarqet e ndryshme të vendit, të cilëve u është dhënë e drejta të legalizojnë ndërtimet pa lejen përkatëse, ku në Tiranë figuron edhe Fevziu.

blendi fevziu ALUIZNI fton ndërtuesit informalë të kryejnë sa më parë detyrimet ligjore të mëpasme, të shfrytëzojnë kohën dhe mundësitë për të plotësuar detyrimet e tyre, me qëllim përmbylljen e procesit brenda afatit të shpallur, vitit 2013. ALUIZNI është duke përpunuar dhe dhënë mesatarisht 2.250 leje legalizimi në javë, pra 10.000 leje legalizimi në muaj. Me këtë ritëm, me të cilin shpresohet të shkojë drejt intensifikimit, çdo ndërtues informal duhet të jetë i sigurt se shumë shpejt do të jetë radha e tij për të parë emrin në gazetë dhe për të marrë lajmërimin e legalizimit të pronës së tij, theksohet në një mesazh të drejtorit të përgjithshëm të ALUIZNI-t, Ardian Kollozi.


Sipas ALUIZNI-t, pasi të kryhet pagesa e detyrueshme për procesin e legalizimeve, ky institucion do të pajisë me lejen përkatëse qytetarin e interesuar brenda një periudhe prej vetëm 48 orësh. Agjencia e Legalizimeve ka vendosur si objektiv që procesi i legalizimit të përmbyllet brenda vitit 2013. Ajo ka kërkuar që ndërtuesit informalë duhet t’u largohet sekserëve.

Shqiptarja.com publikoi sot  Lista e 2250 emrave te banoreve

(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Dëbora në Dibër/ Automjete të shumta bllokohen për afro 2 orë në Qafën e Ulzës, shkak mungesa e zinxhirëve dhe gomave dimërore (VIDEO)

Dëbora në Dibër/ Automjete të shumta bllokohen për afro 2 orë në Qafën e Ulzës, shkak mungesa e zinxhirëve dhe gomave dimërore (VIDEO)