Kapshticë/ Lejuan kalimin e karburantit kontrabandë, nën hetim dy policë kufitarë dhe doganieri! Në pranga 52-vjeçari që i korruptonte me para

Kapshticë/ Lejuan kalimin e karburantit kontrabandë, nën hetim dy policë kufitarë dhe doganieri! Në pranga 52-vjeçari që i korruptonte me para

Pika Kufitare e Kapshticës

Dy inspektorë dhe një doganier në pikën kufitare të Kapshticës janë vënë nën hetim nga AMP pasi akuzohen për korrupsion. Ata kishin lejuar që Kosta Andoni të transportonte mallra të ndryshme industriale, karburant, etj.; duke shmangur procedurat dhe detyrimet doganore nga Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë.

Për sa më sipër nga AMP Korçë, do të hetohen në gjendje të lirë për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Korupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dy inspektorët dhe doganieri të identifikuar si:

- Sandril Hyska, 37 vjeç, inspektor;

- Avdyl Berberi, 55 vjeç, inspektor;

-Vasil Sotiri 42 vjeç, me detyrë Doganier.

Në vijim të veprimeve hetimore rezultoi e provuar se Kosta Andoni, 52 vjeç është favorizuar kundrejt shumave në para, nga punonjës policie në bashkëpunim me punonjës të doganës me detyrë doganier, pranë kësaj pike.

Nga veprimet hetimore të kryera dhe këqyrja e pamjeve filmike është provuar se punonjësit e policisë së PKK Kapshticë në bashkëpunim me punonjësit e Doganës, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, në kundërshtim me ligjin dhe kundrejt shpërblimeve në para, kanë favorizuar Kosta Andonin ërm në kalimin e mallrave kontrabandë, pa kryer procedurën e zhdoganimit.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 1 automjet tip "Sharon", sasi vlerash monetare të përfituara në mënyrë të kundraligjshme nga aktiviteti i kontrabandës në ambjentet e punës, sasi e konsiderueshme e mallrave industriale, karburant, si dhe mallra të tjera.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Bashkim me Qorin dhe Lapajn? Shabani paralajmëron koalicion të gjerë në 2025 me figurat e reja në politikë

Bashkim me Qorin dhe Lapajn? Shabani paralajmëron koalicion të gjerë në 2025 me figurat e reja në politikë