EMRAT/ Lejuan kultivimin e kanabisit, pezullohen 10 efektivë policie në Librazhd e Elbasan

ELBASAN- Me vendim të Gjykatës së Elbasanit, 10 punonjës policie të këtij qarku, si në komisariatin e Librazhdit janë pezulluar nga detyra, lidhur me hetimet e nisura disa muaj më parë për shpërdorim detyre. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka ekzekutuar këtë të enjte vendimin e gjykatës, e cila ka caktuar për ta masën e sigurimit “Pezullimin nga ushtrimi i detyrës“.

Nga hetimet e prokurorisë së Elbasanit ka rezultuar se 10 punonjësit e policisë janë personat përgjegjës për menaxhimin, monitorimin, koordinimin dhe kontrollin e strukturave për zbatimin e planit të masave në parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të lëndëve narkotike.

Pezullim nga detyra është caktuar për kryekomisarin Bedri Hasanaj, i cili mbante detyrën e shefit të komisariatit Librazhd; për shefin e qarkullimit rrugor në drejtorinë e policisë Elbasan, Adriatik Hutin; për Armand Konin, shefin e krimeve në Librazhd; për Leonidha Zaimin, shefin e rendit në Librazhd, si dhe për specialist krimesh e inspektorë.

Mësohet se për këta persona hetimet kishin rreth 3 muaj që kishin nisur, pas sekuestrimit të rreth 3 mijë rrënjëve kanabis sativa të kultivuara në fshatin Ostren të Librazhdit.

Nga hetimet ka rezultuar se këta punonjës policie dyshohet të kenë lejuar kultivimi e bimëve narkotike kudrejt pagesa të ndryshme.

Pezullohen nga detyra:

K/komisar Bedri Hasanaj, 52 vjeç, me detyrë Shef i Komisariatit Librazhd;

K/komisar Adriatik Huti, 48 vjeç, me detyrë Shef i Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan;

Komisar Armand Koni, 40 vjeç, me detyrë Shef për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd;

Komisar Leonidha Zaimi, 40 vjeç, me detyrë Shef Seksioni për Rendin në Komisariatin e Policisë Librazhd;

N/komisar E.A., 44 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve;

N/komisar G.H., 40 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve;

N/komisar Y. Z., 51 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan;

Inspektor K.Q. 46 vjeç,me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet;

Inspektor Z.C., 51 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet;

Inspektor I.D., 52 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 19/12/2019 17:22

    Bo bo bo çar tmerri, dërrmojini mu tat të shpëtojmë ! Funderrina!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë