Prokuroria e Sarandës ka dërguar për gjykim kryeinspektorin e Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, 3 inspektorë dhe një person tjetër, për një ndërtim të paligjshëm në Ksamil në vendin e quajtur “Kanali i Vivarit”, e cila është edhe zonë e mbrojtur dhe ka statusin Monument Natyre.
Personi që ka ndërtuar pa leje është Resul Piro, dhe mbi të rëndojnë akuzat “Ndërtimi i paligjshëm”, “Pushtimi i tokës”, “Shpërdorimi i tokës” dhe “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”.
Ndërsa kryeinspektori Artur Musa, inspektorët Vangjel Xhavara, Erton Zekaj dhe Besian Koçi akuzohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Kanali i Vivarit bën pjesë në Parkun Kombëtar "Butrint" dhe ka statusin Monument Natyre (MN) sipas Vendimit nr.303, datë 10.5.2019 "Për miratimin e listës së rishikuar, të monumenteve të natyrës shqiptare" (të përditësuar), ndryshuar me VKM nr 187 datë 25.03.2021 "Rishikim"
Nga ana e punonjësve të IVMT, Bashkia nuk është mbajtur procedura ligjore në lidhje me konstatimin e plotë të punimeve dhe marrjen e masës administrative ‘dënim me gjobë’.
Njoftimi i plotë i Prokurorisë Sarandë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka përfunduar hetimet dhe dërgon në gjyq pesë shtetas, midis të cilëve dhe kryeinspektorin dhe inspektorin e Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit (IVMT), Sarandë për veprat penale ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Ndërtim i Paligjshëm’, parashikuar nga nenet 248 dhe 199/a/4 të Kodit Penal.
Nga hetimet mbi procedimin penal nr.416 të vitit 2023 rezultoi se në zonën e Ksamilit në vendin e quajtur “Kanali i Vivarit”, është ndërtuar në zonë të mbrojtur në një sipërfaqe të madhe pa leje ndërtimi nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit si dhe pa kontratë me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit.
Kanali i Vivarit bën pjesë në Parkun Kombëtar "Butrint" dhe ka statusin Monument Natyre (MN) sipas Vendimit nr.303, datë 10.5.2019 "Për miratimin e listës së rishikuar, të monumenteve të natyrës shqiptare" (të përditësuar), ndryshuar me VKM nr 187 datë 25.03.2021 "Rishikim"
Nga ana e punonjësve të IVMT Bashkia nuk është mbajtur procedura ligjore në lidhje me konstatimin e plotë të punimeve dhe marrjen e masës administrative ‘dënim me gjobë’.
Sa më sipër u dërguan në gjyq shtetasit:
· R.P, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal dhe “Pushtimi i tokës” parashikuar nga neni 200 i K.Penal. “Shpërdorimi i tokës” parashikuar nga neni 199 dhe “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore” parashikuar nga neni 202/b i K.Penal;
· Personin Juridik “Laguna Invest”, për veprën penale “Ndërtimi i Paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a/4 i K.Penal, “Pushtimi i tokës” parashikuar nga neni 200 i K.Penal;
· Shtetasit E.Z, B.K, V.X, me detyrë inspektor të IVMT, Bashkia Sarandë në kohën e kryerjes së veprës penale, të akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal; dhe
· Shtetasin A.M, me detyrë Kryeinspektor të IVMT Bashkia Sarandë, në kohën e kryerjes së veprës penale, akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Kliko këtu për të lexuar njoftimin e plotë
Komente











Po ajo pika e vockel e Mireles do hetohet ?
Përgjigju